Kjo foto është shkrepur nga një pasagjer i avionit me të cilin u nis nga Rinasi edhe ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pak ditë më parë, ngjarje e cila shkaktoi jo pak debat në media dhe politikë. Sipas personit që na e solli foton, Tahirit iu bë një kontroll i imët para nisjes dhe më pas çdo gjë shkoi normalisht si për të gjithë pasagjerët. Sipas informatorit, zoti Tahiri udhëtonte vetëm. /Hapur