Pas skandaleve të shumta që kanë prekur emrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ky i fundit ka preferuar të qendrojë në heshtje. Asnjë postim në faqen e tij në “Facebook”, asnjë fjalë në media, dhe madje as në Parlament nuk ka shkuar Tahiri.
Teksa të gjithë presin me kureshtje një fjalë të Tahirit, për të gjitha skandalet e drogës, apo gjetjes së patentave të tij së bashku me 863 mijë euro në makinën e biznesmenit Orest Sota, diçka e tillë nuk ka ardhur. Tahiri ka postuar sot për herë të parë një foto në “Facebook”, ku duket flamuri shqiptar dhe një urim i tij për festat e 28-29 nëntorit.
“Gëzuar Shqipërinë” – ka shkruar ai duke u përpjekur të lërë pas gjithçka ndodhi në jetën e tij, e zhurmshme së fundi.