Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“As” në diplomim! I riu punon postier, institucionet i mbyllin dyert 

2024/02/12 at 9:47 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“As” në diplomim! I riu punon postier, institucionet i mbyllin dyert 

Historia e Gazmir Muçës, është njëra prej atyre, që dëgjojmë shumë mes të rinjve shqiptarë. 

Gazmiri një djalë 29-vjeçar, i diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Institutin Bujqësor për Inxhinieri Pyjore. 

Por ai nuk ka gjetur dot asnjë mundësi, për t’u futur në tregun e punës. Gazmiri ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri me shpresën se do të fitojë me ndershmëri një vend pune në profesion. 

Gazmiri tregon, se është interesuar me kërkesa zyrtare, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Sot ai punon si postier në një subjekt privat, por ajo, që do, është një punë në profesion. 

Gazmir Muça: I përfundova studimet në vitin 2023, aktualisht edhe Master Shkencor. Si shumë të rinj të tjerë që kanë zgjedhur të largohen në Europë dhe nëpër botë unë zgjodha të diplomohem këtu pranë UBT, kuptohet për një të ardhme sa më të mirë. Mundësitë kanë qenë shumë të dobëta, pothuajse zero fare. Kemi sakrifikuar shumë për të mbaruar këtë cikël. 

Gazetari: Kam parë që rezultatet e tua kanë qenë shumë të mira? 

Gazmir Muça: Pasioni ka qenë shumë i madh në momentin që kam filluar studimet për këtë zanat. 

Gazetari: Ku ke trokitur ti për të kërkuar të ardhmen tënde në profesion? 

Gazmir Muça: U bënë dy vite që jam shkëputur dhe nga Bachelori dhe trokitjet kanë qenë pothuajse në dyer të ndryshme, të drejtorive përkatëse, Bashkisë Tiranë. Deri më sot nuk më është dhënë mundësi që të gjej punë në zanatin tim. Kam dërguar CV disa herë tek Zonat e Mbrojtura, po ashtu edhe tek pjesa e APR, por përgjigja ka qenë gjithmonë, duhet me prit. Ka pasur vende vakante, por se si janë zëvendësuar atje është çështje tjetër. Për ta bërë problematike është sepse si rasti im mund të ketë mjaft të rinj që e vuajnë këtë çështje. Duke mos u punësuar në zanat atëherë kemi zgjedhur të punojmë në një postë, zanat komplet jashtë zanatit. Siç edhe e shikoni kam vazhduar punë me një postë private. 

Punonjësja e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura i thotë Gazmirit, se aktualisht në këtë institucion nuk ka vende të lira pune. 

AKZM Tiranë, punonjësja: Gazmir, unë kujtohem, se kujtoj edhe kërkesën. Ne, këtu, nuk kemi burime njerëzore. Ne jemi administratë rajonale dhe punësimet i bën Agjencia, Drejtoresha e Përgjithshme. Gazmiri ka bërë një kërkesë dhe është brenda parametrave, nuk e vë fare në dyshim, atë e vlerësojnë Burimet Njerëzore, drejtoresha. Nëse krijohet ndonjë hapësirë, s’ma do mendja, që… 

Gazmir Muça: Patjetër që po, por ne donim të dinim përgjigjen! Unë kam lënë te drejtori, jo një herë, por disa herë një kërkesë dhe kërkesa ime nuk më është kthyer fare, qoftë nga ana pozitive, qoftë nga ana negative. Një përgjigje të protokolluar, për të më thënë, që s’kemi vende ose… 

AKZM Tiranë, punonjësja: Aktualisht nuk ka vend pune, absolutisht, sigurisht, që nuk ka, se është struktura 22 vetë. Janë rojet mjedisore. 10 vetë janë në administratë, 10 vetë janë në terren./tvklan.al 

Ju sugjerojmë

Pse kujtesa është bërë çelësi kryesor i ‘chatbot’ të inteligjencës artificiale?
Bota

Pse kujtesa është bërë çelësi kryesor i ‘chatbot’ të inteligjencës artificiale?

25 Maj, 2025 8:32 am
Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer
Bota

Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

25 Maj, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

25 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet

25 Maj, 2025 8:00 am
Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
Bota

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

24 Maj, 2025 10:46 pm
La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
Aktualitet

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

24 Maj, 2025 10:30 pm
Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
Aktualitet

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

24 Maj, 2025 10:10 pm
Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
Aktualitet

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

24 Maj, 2025 9:56 pm
Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë
Bota

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

24 Maj, 2025 9:41 pm
Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?
Aktualitet

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

24 Maj, 2025 9:17 pm
Para
Vendet e BE paralajmërojnë për rritje të propagandës ruse para zgjedhjeve në bllok

Vendet e BE paralajmërojnë për rritje të propagandës ruse para zgjedhjeve në bllok

Kush donte ta vriste Albin Kurtin? Gazetari thotë se “Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka nisur ende hetimet”

Kush donte ta vriste Albin Kurtin? Gazetari thotë se “Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka nisur ende hetimet”

Gazetari: Kurti, i rrezikuar nga një atentat aq sa Don Kishoti nga mullinjtë e erës

Gazetari: Kurti, i rrezikuar nga një atentat aq sa Don Kishoti nga mullinjtë e erës

TE FUNDIT

Pse kujtesa është bërë çelësi kryesor i ‘chatbot’ të inteligjencës artificiale?

Pse kujtesa është bërë çelësi kryesor i ‘chatbot’ të inteligjencës artificiale?
25 Maj, 2025

Kompanitë që merren me inteligjencën artificiale po përballen me një sfidë me të cilën njerëzit janë përballur që nga ekzistenca...

Lexo më shumë

Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer
25 Maj, 2025

Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer. Ish-presidenti amerikan ka marrë pjesë ne ceremoninë e diplomimit...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
25 Maj, 2025

Depërtimi i masave ajrore të freskëta dhe të lageshta me origjinë veriore do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet

Horoskopi, 7 shtator 2023
25 Maj, 2025

Dashi Ajo që po përjetoni është një fundjavë plot energji. Marrëdhëniet romantike gjatë këtyre orëve në fund të majit mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com