Bota

“As miza mos të shpëtojë”, Putin urdhëron trupat të bllokojnë fabrikën e çelikut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:00 - 21/04/22 |
Opi Nion

Presidenti rus Vladimir Putin ka anuluar planin për të sulmuar fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku trupat e fundit ukrainase në qytet janë përballur me një sulm rus.

Në një takim televiziv, përballë një tavoline të vogël me ministri i tij i mbrojtjes, Putin tha se kjo nuk ishte e nevojshme.

Në vend të kësaj, ai u bëri thirrje forcave të tij që të “bllokojnë zonën industriale në mënyrë që as një mizë të mos mund të shpëtojë”.

Ai shtoi se do të ishte “jopraktike” të sulmohej zona e madhe industriale, ku thuhet se mbeten më shumë se 2,000 ushtarakë ukrainas dhe vendimi po merrej për të mbrojtur jetën e ushtarëve rusë.

Putin gjithashtu përshëndeti “çlirimin” e Mariupolit nga Rusia pasi ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu i tha atij se forcat ruse tani kontrollojnë qytetin port ukrainas, përveç uzinës, shkruan BBC./Opinion.al

Pas