As kombëtarja kuqezi, në ndeshjen e rëndësishme përballë Çekisë nuk ka shërbyer për të bashkuar Edi Ramën dhe Albin Kurtin.
Në foto shihet që kryeministri shqiptar ndodhet në zonën vip në katin e parë e ndërsa Kurti në të dytin.
Nuk dihet nëse ka pasur më parë një shtrëngim duarsh, mirëpo duhet thënë që kjo vjen pas qëndrimit të ashpër të kreut shqiptar ndaj Kurtit për situatën në veri të Kosovës.
Në seancën e Kuvendit, ku u miratuar rezoluta për Kosovën. Rama tha se “Kosova po rrezikon ta humbasë shansin historik që i jep plani franko-gjerman”.