Çizmet me gurë të YSL, janë pa dyshim më të famshmet dhe më të shtrenjtat e momentit. Shumë prej të famshmeve i kanë bërë të tyret këto çizme vezulluese, duke mos i rezistuar dot tundimit. Një prej tyre është edhe Beyonce, e cila së fundmi është shfaqur e veshur me to.
36 vjeçarja ka çizmet me gurë Swarovski ditën e hënë, në një seri fotosh që ka publikuar në Instagram. Ajo ka kombinuar këto këpucë me një palë xhinse të shkurtra prej dhe një bluzë më krahë të shkurtër të dizajnuar me grafika.
Aksesorëve të saj, këngëtarja ua ka shtuar një rrip të bardhë lëkure që i theksonte belin e po ashtu, një varëse qafe prej ari dhe vathë.