Enkelejda Muçaj është emëruar si Avokate e Përgjithshme e Shtetit shqiptar. Muçaj e merr këtë detyrë me vendim të Këshillit të Ministrave.
Ajo zëvendëson në këtë detyrë Artur Metanin, i zgjedhur pak kohë më parë nga Parlamenti si kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, vendosi: Znj. Enkelejda Muçaj emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Sipas vendimit të publikuar në faqen e qeverisë, akti hyn në fuqi menjëherë. / Opinion.al