Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artistët shqiptarë në zi, të pikëlluar për shuarjen e Nexhmije Pagarushës

2020/02/07 at 12:14 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Artistët shqiptarë në zi, të pikëlluar për shuarjen e Nexhmije Pagarushës

Vdekja e këngëtares së njohur Nexhmije Pagarusha ka sjellë hidhërimin e popullit shqiptar e në veçanti të artistëve që kanë mundur t’a njohin nga afër dhe të punojnë me të. Muzikanti njohur Zhani Ciko, e ka cilësuar Pagarushën si një yll, që do të mbetet në muzikën shqiptare.


“Lajmi është i trishtueshëm në kuptimin që u shkëput një yll, si ato yjet e qiellit pranveror dhe Nexhmije Pagarusha është një yll, që do të mbetet në muzikën shqiptare. Një personalitet i padiskutueshëm, maksimal, sidomos në fushën e këngës popullore, ku ka sjellë modelin e një këngëtareje të përsosur, pasi zotëronte një vokal të shkëlqyer. Ajo ka sjellë disa modele, që janë pika referimi. Pagarusha është një person që ka lënë mbresa të jashtëzakonshme me cilësitë e larta njerëzore. Unë kam qenë i privilegjuar, pasi e kam njohur që ditën e parë që ka ardhur në Shqipëri e deri sot, duke menduar dhe takimin e fundit në Kosovë, me rastin e promovimit të librit të saj. Jam i prekur. Mendoj se shqiptarët dinë se kë vlerësojnë dhe Pagarusha është nga ato që meriton piedestalin e artë të muzikës popullore. Ishte nga ata përfaqësues të mëdhenj të artit shqiptar, në fushën e saj. Ishte ndër më të mëdhajat që ka kombi ynë”, -u shpreh Ciko.

Ndonëse kompozitori Edmond Zhulali nuk ka bashkëpunuar me të,ai thekson se ka qenë i befasuar nga ‘baresha’.

“Është një lajm shumë i hidhur në radhë të parë për artin shqiptar dhe atë kosovar pasi Nexhmije Pagarusha ishte një këngëtare e mrekullueshme pasi ka lënë një zë të mrekullueshëm në botën muzikore shqiptare. Lajm i dhimbshëm pasi ajo ishte e sëmurë prap artistët shqiptarë janë shumë të dashur për publikun sidomos me ne që kemi qenë kolegë. Mbaj mend kontaktin e parë me të, kur ajo ishte e ftuar nderi në Festivbalin e RTSH. Ishte njeri i rrallë edhe nga pikëpamja njerëzore dhe komunikimi. Ishte një fakt që unë nuk e dija pasi dinim se Nexhmije Pagarusha kishte studiuar për kanto, dhe kur më tha që zërin e kam natyral pasi ajo ka një shtrirje për kanto duke kënduar për gjithë këngët edhe popullore dhe është rast i rrallë për

Nuk kam pasur fatin të bashkëpunoj me të se ajo është më e madhe, dhe është brez tjetër. Kënga baresha është një nga veprat më të rralla të saj, por edhe nga këngët shqiptare sidomos për nga interpretimi. Dhe ajo mbetet unike në të gjitha interpretimet. Ka qenë personalitet dhe që krijon boshllëk pavarësisht se ajo ka kohë që ka lënë muzikën humbja është e shumëfishtë. Ngushëllime familjarëve, artistëve, dhe të afërmve,”-përfundon ai.

Edhe për sopranon me famë botërore Inva Mula, bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka shënjuar në jetën e saj.

“Për një zonjë të nderuar dhe artiste që bëri histori në kohë të vështira dhe dha guston e bukur të interpretimit të këngës shqiptare me elokuencën e saj, me elegancën, bukurinë e shpirtit, vokalin . Kam pasur fatin ta njoh dhe ka shënjuar në jetën time, pa ditur se ishte Nexhmije Pagarusha dhe kam thënë si ka mundësi një vajzë kaq e bukur të vijë në Tiranë. Të nesërmen e pashë në skenë dhe interpretimi ka qenë shumë i bukur. Ajo ka qenë shembull, e kam dashur shumë, e kam takuar vazhdimisht, e kam telefonuar.

Hera e fundit që e kam takuar ka qenë më pak se një vit dhe tani duhet ta shaj dhe veten se po ta dija që ishte e sëmurë rëndë ta takoja përsëri. Më vjen keq por Nexhmije Pagarusha do të futet në legjendat e artistëve, në ato legjenda që i krijon koha, personaliteti. Jetë të gjatë emrit të Nexhmije Pagarushës. Ka qenë një moment shumë i bukur kur doja të bëja një koncert me rastin e 80- vjetorit të babait tim.

Shkova vetë në Prishtinë t’i kërkoja Nexhmije Pagarushës të vinte dhe pse ishte shumë e sëmurë.
Udhëtuam bashkë dhe nuk e di ku e gjeti forcën dhe u ngrit dhe erdhi në Tiranë ndërkohë që unë isha shofere. Nuk e di ku e gjeti forcën por shpirti i saj ishte shumë i madh,”-përfundoi ajo.

Këngëtarja Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 86-vjeçare./Opinion.al/

Etiketa: nexhmije pagarusha


Ju sugjerojmë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Para
Raporti i S&P/ Tabaku: 49% e shqiptarëve jetojnë në kushtet e varfërisë

Raporti i S&P/ Tabaku: 49% e shqiptarëve jetojnë në kushtet e varfërisë

Lulzim Basha: Zëri unik i Pagarushës më ka shoqëruar që fëmijë

Lulzim Basha: Zëri unik i Pagarushës më ka shoqëruar që fëmijë

SPAK ktheu në Shkodër dosjen "Bajri", Bardhi: Shtojcë e qeverisë
















TE FUNDIT

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com