Në emisionin Opinion, Artion Vreto, drejtues i “Sky Sports Albania”, ka folur në lidhje me ecurinë e turizmit në Shqipëri.
Vreto thotë se gjatë sezonit veror të këtij viti, zona e Dhërmiut nuk ka pasur turistë të huaj, por vetëm shqiptarë.
Sipas tij, në plazhet e Dhërmiut, Drimadhës dhe Palasës vijnë vetëm turistë shqiptarë, të cilët preferojnë turizëm luksi.
Pjesë nga diskutimi
Artion Vreto: Duhet të kategorizojmë pak vendet dhe llojin e turizmit që ne kërkojmë. Sepse nëse flasim për pjesën Dhërmi-Drimadhë-Palasë, që e njoh që kalama, e njohim shumë mirë të dy, nëse flasim për turistë të huaj, nuk ka. Turistë të huaj atje ka me korra. Dhërmiun e ka bërë Tirana.
Blendi Fevziu: Pra, ajo është zonë e shqiptarëve?
Artion Vreto: Zonë ku vijnë shqiptarët, të cilët vijnë të shpenzojnë, vijnë të argëtohen, të pijnë, duan atmosferë dhe të pijnë shampanjën 500 euro. Ata kanë ardhur plot, s’ka kërkuar njeri byrek. S’ka ikur asnjë i pakënaqur.
Bela Hoxha: Edhe ky është turizëm, dhe me para madje!