Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale ndaj një artikulli të fortë të publikuar sot në gazetën prestigjioze amerikane ” The Washington Times”, sipas të cilës reforma në drejtësi e sponsorizuar nga fondacioni “Soros” kishte lënë Shqipërinë pa sistem gjyqësor, çka ishte në favor të kryeministrit.
Rama aludon se artikulli është paguar. Ai thotë se artikulli është i paguar nga opozita për të goditur reformën në drejtësi dhe Vettingun.
“Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi! Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë Deri në fund”, shkruan Rama.
Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut!Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi!Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike!Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë #Derinëfund?
— Edi Rama (@ediramaal) August 24, 2018