-Jetë dhe Stil

Arti shqiptar nuk është shkëputur ende nga politika



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:24 - 30/04/16 |
b.f

Komunizmi në Shqipëri krijoi kulturën e varësisë së artit nga politika, e cila nuk është zhbërë ende edhe sot, thanë artistët dhe kritikët e konferencës së pasojave të socializmit në ish-Bllokun Lindor.

Artistë dhe kritikë të artit nga vendet e ish-Bllokut të komunist u mblodhën për një konferencë dy-ditore në Tiranë tw premten për të diskutuar mbi temën “Arti i periudhës socialiste midis përbuzjes, fetishizmit dhe tranzicionit”.

Eventi i organizuar nga Tirana Art Lab përqendrohet në trashëgiminë dhe perceptimin e artit të periudhës socialiste të ish-Bllokut Lindor në artistët bashkëkohorë dhe shoqëritë e këtyre vendeve.

Përmes diskutimeve, prezantimeve, workshopeve dhe ndërhyrjeve artistike në hapësirat publike, paneli i artistëve dhe kritikëve ndau gjithashtu eksperiencat për perceptimin njerëzor dhe artistik të disa prej diktaturave më të ashpra të Ballkanit dhe më gjerë.

“Jemi shumë të nderuar të mirëpresim një event të tillë, që është i pari me mbështetjen e programit Creative Europe  nga Bashkimi Europian,” tha në fjalën çelëse të konferencës menaxheri i projektit dhe kuratori pranë Tirana Art Lab, Romeo Kodra.

Romeo-Kodra-600x400

“Kërkimet e mia janë fokusuar në hapësirën art-politikë dhe marrëdhënia që krijohet mes artistit dhe ndikimit politik. Shqipëria ka traditën e dominimit të politikës mbi artin, evidentuar prej censurës gjatë viteve socialiste” tha Kodra.

Sipas Kodrës ambientit artistik në Shqipëri i mungon pavarësia nga politika, gjë që u vu re edhe në shokun dhe humbjen e perspektivës së artistëve shqiptarë pas rrëzimit të regjimit komunist.

“Artistëve nuk u është krijuar mundësia të kuptojnë veten si qenie njerëzore. Ata përgjatë viteve kanë pasur mungesë të ndërgjegjes artistike dhe kështu ofruan mundësinë e përdorimit të tyre si mjet i politikës” shtoi Kodra.

“Edhe sot artistët shqiptarë janë të varur nga politika, jo më në termin ideologjik por nga vazhdimësia e ekzistencës artistike përmes projekteve që vetëm qeveria i ka në dorë,” përfundoi ai.

Sipas Tirana Art Lab narrativave bashkëkohore mbi artin e periudhës socialiste përbën një nyje të veçantë dhe unike, sepse këto narrativa shpesh herë materializohen prej faktorëve dhe aktorëve të huaj, jashtë botës së artit apo edhe jashtë konteksteve të “ish-Bllokut”.

Megjithatë, Pirro Vaso, një nga arkitektët e Piramidës së Tiranës, që synohej t’i shërbente diktatorit Hoxha, tha se krijuesit kanë treguar se mund t’i kapërcejnë ndëhyrjet e politikës.

“Ndonëse projekti i Piramidës ishte me porosi të politikës, ne ia dolëm që të krijonim një vepër bashkëkohore arkitekturore dhe u përpoqëm të tregoheshim sa më modernë,” tha ai.

Artistët dhe kritikët pjesëmarrës në konferencë eksploruan gjithashtu mënyrat se si socializmi ka ndikuar në shoqëritë e vendeve të tyre në forma të dukshme ose në ndërgjegjen artistike.

reporter.al

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas