Sue Lyon, aktorja që ka interpretuar rolin ikonik të Lolitës në filmin e Stanley Kubrick të vitit 1962, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare në shtëpinë e saj në Los Angelos.
Lyon ka interpretuar në më shumë se 20 filma gjatë karrierës së saj, por roli që i dha famën e përjetshme ishte ai i 12-vjeçares Lolita.
Vladimir Nabokov, autori i librit “Lolita”, e përshkroi asokohe aktoren si perfekte për rolin, pavarsisht se përzgjedhja e saj shkaktoi shumë polemika, pasi Lyon ishte vetëm 14 vjeç kur xhiroi filmin.
Ajo mundi 800 vajza të tjera për të marrë rolin në filmin “Lolita” që tregon historinë e një mesoburri që fiksohet me një vajzë 12-vjeçare në një marrëdhënie të trazuar pedofilie dhe epshi./Opinion.al