Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artan Lame: Testim për gjithë punonjësit e ALUIZNI-t, nga specialisti, te drejtori

2017/08/22 at 12:22 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Artan Lame: Testim për gjithë punonjësit e ALUIZNI-t, nga specialisti, te drejtori

Artan Lame, drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, ka deklaruar sot se institucioni që ai drejton do të futet në një proces riformatimi dhe rikonkurrimi për të gjithë punonjësit e vet, duke filluar nga specialist më i thjeshtë i administratës së këtij institucioni e deri te drejtorët rajonal.


“Ky është një proces i nevojshëm pas katër vjetësh pune të qindra djemve dhe vajzave që trokitën në mbi 306 mijë familje shqiptarë që unë I falenderoj. Por sikurse kemi parë edhe nga takimet e hapura ka pasur edhe problematika. Ndaj, shumë shpejt, do të happen procedurat e konkurrimit për të gjithë ata të rinj e të reja që duan të konkurrojnë dhe përmbushin kushtet profesionale për të qenë pjesë e ALUIZNI-t” tha Lame në konferencën e beftë për shtyp.

Do të fillojnë procedurat e konkurrimit që nga specialistët e deri te drejtorët, nga Malësia e Madhe e deri në Konispol.

“Dyert e institucionit i deklaroj të hapura për procedurën e konkurrimit dhe për të aplikuar të gjithë” tha Lame. Ai evidentoi në fillim të fjalës punën e mirë dhe konsideroi arritje një ndër problematikat më të vështira, atë të legalizimit dhe hipotekimit të pallateve të cilat janë braktisur nga pronarët.

“Procesi ka pasur ecurinë e vet positive dhe do të vazhdojë tha Lame. Ndërkaq, ai tha se gjithë procesi i pronësisë në Shqipëri do të hyjë në një reformë thelbësore, siç ka deklaruar kryeministri, por pa dhënë detaje të këtij procesi.

DEKLARATA E PLOTË E ARTAN LAMES: 

TE DHENA PER 4-VJEÇARIN

Në këto ditë të fundit të këtij mandati, dëshiroj të ndaj me ju disa rezultate të arritura në këto 1000 ditë.

Çështja e legalizimeve ka qenë kalë beteje i politikës për gati dy dekada. Ne ja dolëm ta zbresim politikën nga ky kalë dhe ti kthejmë legalizimet në çështje të njerëzve. Dhe për më tepër, duke propozuar një skemë që u duk si e pamundur në fillim, ndërsa është realitet tashmë: skemën e legalizimeve falas.

Legalizimet u kthyen në një histori suksesi të kësaj Qeverie dhe ky është një fakt që sot askush nuk e ve më në diskutim.

E gjetëm institucionin në vitin 2013, pas 8 vjetësh qeverisjeje të djathtë, me vetëm 21.000 legalizime të kryera dhe sot kemi arritur në shifrën e 144.154 objekteve të legalizuara.

Nga 323.000 objekte që ishin në sistem, në 306.800 prej tyre, pra në 95% ka përfunduar procesi i verifikimit në terren.

Tre vendet e para për numrin e legalizimeve në rang Republike, janë:

-Qarku Tiranë, me 36.267 shtëpi të legalizuara;

-Qarku Durrës, me 27.645 shtëpi të legalizuara;

-Qarku Fier, me 14.386 shtëpi të legalizuara;

Gjithashtu, nga shitja e parcelës ndërtimore (për rastet kur trualli është me pronar) u grumbulluan 4,8 miliard Lekë, të cilat kanë shkuar për kompensimin e pronarëve të tyre, proces nga i cili kanë përfituar 15.068 ish-pronarë.

Praktikisht sot mund të themi se procesi i legalizimeve të objekteve që janë brenda kritereve ligjore në zonat informale, është përmbyllur në masën rreth 88%.

Por më tepër se çështje numrash, duhet të kujtojmë që legalizimet ishin çështje fryme, cështje edukimi ligjor, dhe një nga betejat e fituara të formalizimit të ekonomisë shqiptare.

Gjatë vitit të fundit ne morëm përsipër t’i japim rrugëzgjidhje edhe një prej problematikave të konsideruara si kockë e fortë, atë të legalizimit dhe hipotekimit të Pallateve të braktisura nga pronarët apo me problematika të mbartura. Eshtë një nga proceset më të vështira për shkak të kompleksitetit që ka secili rast, dhe jam i kënaquar që, megjithatë, është një proces që vijon me siguri.

Në emër të dhjetra e qindramijë familjeve që, në këto katër vjet përmes punës sonë, u bënë pronarë të ligjshëm të shtëpive të tyre, dëshioroj të falenderoj punën e gjithë atyre djemve e vajzave, specialistë tanët, që trokitën derë më derë në 306.000 dyer shqiptare.

REFORMIMI

Takimet e Kryeministrit me publikun, vunë në dukje fort edhe atë që do të jetë në vijim problem thelbësor i sistemit: Përmbyllja tërësore e procesit të legalizimeve dhe gjetja e zgjidhjeve për objektet për të cilat legjislacioni aktual nuk e lejon legalizimin e tyre.

Bash për këto arsye jemi duke përgatitur një bllok ndryshimesh dhe përmirësimesh ligjore, si edhe propozimet përkatëse për t’i dhënë udhë këtyre problematikave komplekse.

Gjithashtu, siç keni dëgjuar edhe nga deklaratat e Kryeministrit, i gjithë sektori i pronësimit në Shqipëri gjendet në pragun e një reforme tërësore, përfshirë këtu në rradhë të parë ALUIZNI-n, me qëllim pajisjen me titull të qartë dhe të saktë të çdo prone të Republikës, pasi “pa pronësi të qartë nuk ka investim të sigurtë”.

Në këtë kuadër, edhe i gjithë institucioini i ALUIZNI-t do t’i nënshtrohet një ristrukturimi të plotë ligjor, strukturor dhe territorial, me qëllim që

-nga njëra anë t’u jepet jetë dhe të mundësohet pikësynimi i mësipërm dhe përshtatja e vetë strukturës me sfidat e reja të katërvjecarit;

-nga ana tjetër, të bëhet e mundur të korrigjohen një sërë problematikash që janë vënë re në këto katër vjet, për sa i përket marrdhënieve dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

Dhe si në çdo reformë, komponentja kryesore mbetet tërheqja e burimeve njerëzore sa më të specializuara dhe me vullnet pune. Ndaj që prej sot, i deklaroj të hapura dyert e institucionit për çdo djalë a vajzë, për çdo specialist të sektorit, që do të dëshironte të aplikonte për t’u bërë pjesë e rradhëve tona, që nga pozicioni i specialistit të terrenit e deri tek posti i drejtorit.

Këtij procesi konkurimi do t’i nënshtrohet në rradhë të parë e gjithë struktura egzistuese e jona, që nga Malsia e Madhe e deri në Konispol, drejtorët, shefat e sektorëve, specialistët dhe punonjësit e terrenit.

Ky proces vetëkontrolli, bëhet i domosdoshëm, pasi përkrah ushtrisë së punonjësve që e justifikuan dhe vazhdojnë ta justifikojnë besimin e dhënë, kemi edhe një masë punonjësisht dhe drejtuesish që vazhdimisht janë bërë target i ankesave të qytetarëve apo i prapambetjes së punës.

Në ditët në vijim, do të publikojmë datat dhe procedurat e konkurimit, si edhe kërkesat specifike për punësim, por kryesorja dhe e pakalueshmja do të jetë profesionalizmi, inxhinierë, arkitektë, gjeodetë, topografë, specialist IT-je, etj.

Ky proces vepastrimi do të krijojë parakushtin kryesor që ALUIZNI qoftë në mënyrën e sotme të organizimit, e qoftë në ristrukturimin e nesërm, të vijojë të mbetet një pikë referimi për të gjitha probematikat pronësore të qytetarëve dhe një shembull për t’u ndjekur nga të gjitha institucionet që kanë në fokus të tyre ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Bashkarisht e kemi filluar ketë proces dhe bashkarisht do t’i shkojmë deri në fund.

Etiketa: aluizniArtan Lamepunonjesittestim


Ju sugjerojmë

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
Bota

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

25 Qershor, 2025 10:23 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

25 Qershor, 2025 10:03 pm
Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
Rajoni

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

25 Qershor, 2025 9:47 pm
NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
Bota

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

25 Qershor, 2025 9:27 pm
“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
Aktualitet

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese

25 Qershor, 2025 9:15 pm
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite
Bota

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite

25 Qershor, 2025 9:09 pm
Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?
Rajoni

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

25 Qershor, 2025 8:38 pm
Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën
Kryesore

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

25 Qershor, 2025 8:11 pm
Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë
Aktualitet

Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë

25 Qershor, 2025 7:48 pm
Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese
Aktualitet

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

25 Qershor, 2025 7:37 pm
Para
Voltana Ademi kundër Kryeministrit, a është kjo fyerja që zgjodhi ajo për Ramën?

Kengetari e akuzoi se dërgoi Policinë për ta ndaluar të këndojë, reagon Voltana Ademi

E mbani mend vajzën e Zhades, ja sa seksi duket ajo sot

E mbani mend vajzën e Zhades, ja sa seksi duket ajo sot

Kjo është Beyonce dy muaj pas lindjes !

Kjo është Beyonce dy muaj pas lindjes !
















TE FUNDIT

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
25 Qershor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të respektohet armëpushimi aktual nga të gjitha palët....

Lexo më shumë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
25 Qershor, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-s se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet...

Lexo më shumë

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
25 Qershor, 2025

Prokuroria Publike në Beograd njoftoi më 25 qershor se janë arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime...

Lexo më shumë

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
25 Qershor, 2025

Me nxitjen e Presidentit të SHBA-së, vendet e NATO-s janë zotuar të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes masivisht. Samiti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com