Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 Nëntor 1912.
Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare dhe 40 prej tyre nënshkruan Aktin e Pavarësisë.
Studiuesi Artan Lame ka rrëfyer një të fshehtë nga deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai u shpreh se disa prej firmëtarëve donin të ishin të parët, biles donin të firmosnin edhe para Ismail Qemalit.
Lame, dekalroi se i pari ka firmosur Ismail Qemali, por Vehbi Dibra dhe Dom Nikolla dy firmëtarë të tjerë nuk kanë pranuar të ishin në renditje poshtë tij, dhe kanë firmosur mbi Ismail Qemalin.