Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artan Lame humb betejën me jetën, arkmorti vjen të shtunën në Shqipëri

2025/05/23 at 2:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndahet nga jeta Artan Lame, ndodhej në një spital në Mynih

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e një operacioni të rëndë që kreu. Lajmin e trishtë e konfirmoi bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij.


“Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkroi Mirela Lame në Facebook.

Ndërkohë mamaja e tij, tha se ky moment i mallkuar që erdhi i shuajti atë shpresë që iu ngjall dje.

“Të nderuar shokë , miq dhe dashamirës. Nuk më bën dora të shkruaj për humbjen e të shtrenjtit, djalit tim të dashur Artan Lame . Po ky moment i mallkuar erdhi dhe më shoi atë shpresë që mu ngjall dje. Shpresoja sepse me premtoi që do kthehej,“ -nuk e kam mendjen te e nesërmja (që do operohej) jam mirë , jam i qetë por po përqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje për Muzeun fliste. Kur Tanin të ma sjellin këtu do t’ju bejmë te ditur procedurat e mëtejeshme”, shkroi Diana Lame në Facebook.

Ndërkohë Klan News ka mësuar se trupi i pajetë i tij pritet të mbërrijë të shtunën në Shqipëri. Arkmorti do të niset sot nga Gjermania në rrugë tokësore.

Artan Lame u raportua se ndërroi jetë që dje, por gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, sqaroi se në fakt ai ishte ende në jetë, por në koma cerebrale.

“Operacioni nuk ka arritur ta zgjojë më, pra ai është në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është thuajse…, pra është e vështirë”, u shpreh Fevziu nga studioja e emisionit, ku Lame ishte shpesh i ftuar.

Një prej figurave më të njohura publike shqiptare, Artan Lame drejtoi për disa vite Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI), si dhe mbajti poste të tjera shtetërore, duke qenë aktiv në radhët e Partisë Socialiste. Artan Lame ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar. Studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërise civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Gjithashtu, veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror.

*Koma cerebrale është një gjendje e rëndë mjekësore ku një person ndodhet në gjendje të pandërgjegjshme të thellë dhe nuk mund të zgjohet, të reagojë ndaj stimujve të jashtëm apo të kryejë funksione themelore vullnetare. Kjo gjendje është rezultat i një dëmtimi të rëndë në tru, dhe zakonisht quhet thjesht “komë”./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Aktualitet

Rama apel grave për kryerjen e mamografisë

21 Tetor, 2025 9:22 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të martë

21 Tetor, 2025 8:32 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 21 tetor 2025

21 Tetor, 2025 8:01 am
Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

20 Tetor, 2025 11:24 pm
Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
Aktualitet

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

20 Tetor, 2025 11:07 pm
Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
-U tha në Opinion

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

20 Tetor, 2025 11:02 pm
Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
Emisionet

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

20 Tetor, 2025 10:45 pm
“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”
Rajoni

“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”

20 Tetor, 2025 10:11 pm
Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla
Bota

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla

20 Tetor, 2025 8:58 pm
Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni
Bota

Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni

20 Tetor, 2025 8:26 pm
Para
Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE, renditen pas ukrainasve!

Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE, renditen pas ukrainasve!

PD letër KQZ dhe OSBE-ODHIR, liston shkeljet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi

Vota e diasporës/KQZ: Mbi 339 mijë veta krijuan profil në PER, votues nga 85 shtete

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore

Sa vota morën partitë?/KQZ miraton tabelat për qarqet Vlorë,Fier,Lezhë e Gjirokastër
















TE FUNDIT

Rama apel grave për kryerjen e mamografisë

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
21 Tetor, 2025

Në muajin e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, kryeministri Edi Rama ka përsëritur apelin për gratë dhe vajzat...

Lexo më shumë

Si parashikohet moti për këtë të martë

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
21 Tetor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe...

Lexo më shumë

Horoskopi, 21 tetor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
21 Tetor, 2025

DASHI Ke përjetuar disa konflikte gjatë dy ditëve të fundit, por nervat e tua do të rikthehen në orët e...

Lexo më shumë

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
20 Tetor, 2025

Valentina Markut, shqiptarja që po promovon mundësi të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka folur në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com