Aktualitet

Artan Lame denoncoi dëmtime të regjistrave të Kadastrës, prokuroria nis hetimet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:38 - 21/06/22 |
Opi Nion

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin pas denoncimit të bërë nga kreu i Kadastrës, Artan Lame disa ditë më parë në një deklaratë për mediat.

Në një njoftim Prokuroria e Tiranës bën me dije se ka nisur hetimet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumenteve”, sa i përket çështjes së humbjes apo dëmtimeve të tjera të regjistrave të Kadastrës së Tiranës.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke marrë shkas nga deklaratat e bëra në mediat e shkruara dhe audiovizive nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Z. Artan Lame, lidhur me humbjen apo dëmtime të tjera të faqeve të regjistrave të kadastrës, për zonat në zhvillim të Tiranës si Farka, Ndroqi, Shën Gjergji etj, ka filluar kryesisht, hetimet duke regjistruar procedimin penal nr. 4807 datë 21.06.2022, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumentave”, parashikuar nga neni 248 dhe 192/a i Kodit Penal, pa autorë të dyshuar”,-thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas