Aktualitet

Artan Hoxha nxjerr mesazhin: Si u informua Basha për ngarkesën te “Toyota Yaris”



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:30 - 11/02/22 |
Opi Nion

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, në një postim të gjatë në rrjetet sociale, shpjegon se si sipas tij, kreu i PD, Lulzim Basha u informua për çështjen  “Toyota Yaris”, për të cilën një ditë më parë dëshmoi në SPAK. Hoxha thotë se dy janë mundësitë: “E para; njeri nga grupet kriminale rivale, njoftoi opoziten ne menyrë që operacioni i kundërshtareve të tyre, të behej publik, dhe paratë të kapeshin duke dëmtuar rëndë rivalët.

E dyta; informacioni “rrodhi” nga ndonjë agjensi e zbatimit të ligjit, ku një zyrtar “dashamirës” i opozitës, duke mos patur besim te eproret e tij, njoftoi për dijeni dhe Lulzim Bashën”.

Po ashtu Hoxha publikon një mesazh që ka mbërritur në telefonin e një drejtuesi të lartë të shtetit shqiptar nga një person që identifikohet si punonjes i Sherbimit Informativ Shqiptar, i cili njofton se, nje mjet transporti, karroatrec me disa vetura te ngarkuara siper tij, pritet te futet ne territorin e Shqiperise deri në mbremje. “Ky fakt, uroj sëpaku të kthjellojë shefin e PD-së, Lulzim Basha se nga i ka ardhur informacioni”, thotë Hoxha.

 

Postimi i plotë

Si u njoftua Basha per Toyota Yaris

Nje ndihme e vogel per Bashen, qe nuk deshmon dot se nga e mori informacionin per ardhjen e Toyota Yaris me 1.5 milione euro te narkotrafikut.

Por dhe nje indicie per prokuroret belg, perpara se te largohen nga Shqiperia, qe te mos lodhen mē me linjen Bruksel-Tirane, per te marre ne pyetje shefin e PD-se zyrtare.

Pyetja baze e prokuroreve federal belg, por dhe e opinionit shqiptare, eshte si e mori vesh Lulzim Basha se drejt Shqiperise po vinte nje autoveture me nje sasi te madhe parash te narkotrafikut??!!

Saktesia e informacionit qe ai publikoi ne Kuvendin e Shqiperise me 22 qershor 2018, eshte e denje per skena filmash te Netflix.

Informacioni i Bashes, ishte aq i sakte, sa duket e çuditeshme pse pronaret e 3.4 milione eurove, vendosen te mos e ndryshonin itinerarin e trajlerit te nisur nga Belgjika.

Ngjarjet ne 48 oret ne vijim, u zhvilluan pike per pike siç e deklaroi Basha ne kuvend.

Me te vetmin ndryshim, parate nuk ishin te grupeve te Elbasanit, qe kishin lidhje me pushtetin siç tha Basha, por te nje grupi tjeter, i cili per fat te keq rezultoi se kishte lidhje me Bashen dhe partine e tij.

Mundesite qe kreu i opozites te kishte kete informacion kaq te sakte, per nje levizje miliona eurosh te krimit te organizuar jane vetem dy.

E para; njeri nga grupet kriminale rivale, njoftoi opoziten ne menyre qe operacioni i kundershtareve te tyre, te behej publik, dhe parate te kapeshin duke demtuar rende rivalet.

E dyta; informacioni “rrodhi” nga ndonje agjensi e zbatimit te ligjit, ku nje zyrtar “dashamires” i opozites, duke mos patur besim te eproret e tij, njoftoi per dijeni dhe Lulzim Bashen…

Kronologjia e ngjarjes rrodhi ne kete menyre;

22 qershor 2018,

Basha denoncon ne kuvend transferimin e parave te narkotrafikut nga Europa drej Shqiperise, prej nje organizate kriminale, e cila ka lidhje me qeverine e Rames dhe me eksponente te rendesishem te PS-se.

Ai tha se 1.5 milione euro po vinin ne Shqiperi me nje Toyota Yaris.

24 qershor 2018.

Policia e Shtetit, ben “bingo”, pasi ndalon ne portin e Durresit nje trajler qe vinte nga Belgjika, ne te cilin u kapen dy autovetura Toyota Auris, me 3.4 milione euro brenda tyre.

Por çfare ka ndodhur ne te vertete?!

Me date 20 qershor 2018, 48 ore perpara se shefi opozites te fliste ne Kuvendin e Shqiperise, nje mesazh mberrin ne telefonin e nje drejtuesi te larte te shtetit shqiptar.

Saktesisht ne oren 09:31 minuta te dates 20 qershor 2018, nje person qe identifikohet si punonjes i Sherbimit Informativ Shqiptar, njofton se, nje mjet transporti, karroatrec me disa vetura te ngarkuara siper tij, pritet te futet ne territorin e Shqiperise deri ne mbremje.

Informatori thote se, nje veture po transporton nje sasi te madhe parash per llogari te nje klani trafiku.

Burimi eshte aq i bindur ne informacionin e tij, sa jep te dhena per targen e mjetit, madje dhe emrin e shoferit.

Ai sqaron se, me “90% parate do hyjne nga Porti i Durresit”.

Por thote se parate mund te hyne dhe nga pikat e kalimit kufitare ne Veri te Shqiperise, ne Muriqan ose ne Hanin e Hotit.

Ne fund derguesi i mesazhit edhe pse eshte punonjes shteti, kerkon te ngelet 100% anonim, madje uron qe kapja e parave, te realizohet nga policia…

Kete sms(te cilin nuk e di nese ndodhet ne dosjen e prokurorise) te derguar nje drejtuesi te larte te shtetit, dy dite perpara se shefi i opozites te fliste ne Kuvend dhe 4 dite perpara se te kapej ngarkesa me 3.4 milione euro, po publikoj me poshte.

Ky fakt, uroj sepaku te kthjelloj shefin e PD-se, Lulzim Basha se nga i ka ardhur informacioni.

Por dhe te orientoj prokuroret belg, per çfare saktesisht ta pyesin deshmitarin e vyer te tyre…./Opinion.al

 

 

 

 

 

Pas