Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artan Hoxha mes parcelave me kanabis: Vetëm me një e kap pragun elektoral

2020/10/05 at 8:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Artan Hoxha mes parcelave me kanabis: Vetëm me një e kap pragun elektoral

Gazetari invetigativ Artan Hoxha ka publikuar pamje nga xhirimet brenda parcelave me kanabis në veri të vendit. Ai tha për Abc News se zona ku është kultivuar kanabisi kufizohet me Tropojën. Hoxha theksoi se parcela ishte gati për korrje dhe prodhimi kishte shumë rendimet. Por si u fut? Artan Hoxha tregon se shfrytëzoi një moment kur punëtorët ndërronin turnet.


“Ato koordinata nuk kanë qenë të mbuluara nga avioni. Është një zonë që ndan Kukësin me Shkodrën, Tropojën me Shkdorën dhe Malësinë e Madhe. Zona kufizohet me Tropojën. Bie në sy edhe nga vitet e tjera që kanë vëzhguar, nuk kam parë bimë kaq të shëndosha dhe të “majme”. Kultivuesit ishin detyruar që edhe degët e poshtme ti lidhin me spango që të mos këputeshin dhe të mos shkonin dëm.  Këto bimë ishin mbjellë në 10 qershor dhe e kishin bërë ciklin. Ndryshe nga shumë vende, këto bimë kishin rendimet shumë të lartë. Kam parë parcela në Jug, por nuk kam parë të këtij rendimenti. Të gjithë ata që merren me kanabisin, më kanë thënë “ku e gjete”, sepse bie në sy, janë bimë të trajtuara mirë, të ushqyera mirë, me pleh dhe ujë. Shqipëria ka një standard kualitativ të kultivimit të kanabisit. Ne kemi trajnuar ekspertë për kanabisin, e kanë bërë shkollën e jetës.  Kur ata e blejnë 1300-1600 Euro në fund të parcelës, imagjino sa e ka çmimin në Itali ajo. Ata që janë marrë me këtë janë persona që kanë investuar. Mungesën e energjisë elektrike e zëvendësonin me panele diellore, për dritë dhe për të ndihmuar për pompat për të çuar ujin ose gjeneratorë silenciozë, për të eliminuar zhurmën, kur ke nevojë për ujë dhe gjendet më poshtë se parcela. Kam shfrytëzuar një moment, kur ata që kanë qëndruar gjatë natës shkuan të ndërrojnë turnin dhe kur punëtorët po bënin pushim. Për xhirimet kemi përdorur një kamer 7D, kemi hyrë pa u kuptuar nga personat që e kanë, pasi do të ishim në rrezik.  Nuk patëm shumë mundësi për të pyetur se kush e ka, kush punon, etj. Na ndihmoi një cik fati. Parcela gjendet 800-900 metra mbi nivelin e detit. Por mënyra si ishte kultivuar dhe si ishte bërë investimi tregonte se ishte goxha serioz. Aty janë hedhur me qindra mijëra euro me një prodhim që kalon miliona euro. Aty janë mbyllur sytë. Lidhje, apo kontakte që kanë personat e grupit kriminal brena agjencive të zbatimit të ligjit” tha ai.

Sipas tij, lulëzimi i parcelave të kanabisit ka ardhur për dy arsye; kriza dhe viti zgjedhor. Gazetari ironizoi duke thënë se vetëm me parcelën ku ai ishte në Tropojë e kap pragun elektoral në zgjedhjet e ardhshme.

“Ajo bima mund të prodhojë 2-3 kg. Ajo është ekzemplar, vetëm aty në një parcelë e kap pragun elektoralnë zgjedhjet e ardhshme. Kam marrë aq shumë filmime këtë rrallë sa nuk di ku ti çoj. Kanabizimi nuk është problem policor, por politik. Nëse politika e lë policinë pa mjete dhe me rroga skandaloze…. Të luftojmë kanabizimin duhet vullnet politik. Ajo që më shtyn të shkoj atje të marrë përsipër atë rrezik është se ai produkt që prodhohet nga paratë e krimit, një vend që rritet cdo ditë numri i përdoruesve nuk mund ta luftojmë duke kapur atë shpërndarësin e vogël, luftohet atje, tek ajo. Mund të kapësh një mijë shpërndarës të vegjël, ai do i zëvendësojë me një mijë të tjera” tha ai. Po zhdukjet e të rinjve në Malësinë e Madhe? “Ky është vetëm fillimi”, tha ai.  / Opinion.al



Ju sugjerojmë

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…
Aktualitet

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…

21 Janar, 2026 8:55 am
Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër
Aktualitet

Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër

21 Janar, 2026 8:46 am
Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur
Bota

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur

21 Janar, 2026 8:44 am
15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë

21 Janar, 2026 8:37 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 21 janar 2026

21 Janar, 2026 8:34 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 21 janar 2026

21 Janar, 2026 8:34 am
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 Janar, 2026 9:46 pm
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë
Rajoni

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë

20 Janar, 2026 8:53 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Aktualitet

PD shkresë KLGJ dhe ILD: Irena Gjoka nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

20 Janar, 2026 8:43 pm
Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë
Kryesore

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë

20 Janar, 2026 7:58 pm
Para
Ndryshimet e Kodit Zgjedhor/BE: Nuk kanë lidhje me rekomandimet e ODIHR-it

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor/BE: Nuk kanë lidhje me rekomandimet e ODIHR-it

Shpallet fituesi për projektimin e godinës së Teatrit Kombëtar

Shpallet fituesi për projektimin e godinës së Teatrit Kombëtar

Video/ U infektua me COVID-19, Trump: Ndihem shumë mirë

Tramp njofton se do të dalë sot nga spitali: Mos kini frikë nga COVID
















TE FUNDIT

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 15-vjetorin e 4 vrasjeve të qytetarëve më 21 janar të vitit 2011, në kohën kur...

Lexo më shumë

Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër

Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër
21 Janar, 2026

I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore të shoqëruar me temperatura të ulëta deri më...

Lexo më shumë

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur
21 Janar, 2026

Një tjetër aksident i rëndë hekurudhor ka tronditur Spanjën, vetëm dy ditë pas një përplasjeje fatale mes dy trenave në...

Lexo më shumë

15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë

15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë
21 Janar, 2026

Kjo e mërkurë shënon 15 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku mbetën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com