Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artan Hoxha: Ja nga vijnë dhe si futen në Shqipëri farat e kanabisit

2017/02/28 at 9:42 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Artan Hoxha thirret në Prokurori: S’u dhashë kodet, telefonat s’janë hapur

Gazetari investigativ Artan Hoxha sqaron në detaje se si futet fara e kanabisit në Shqipëri. Ai tregon se ku prodhohet dhe ku blihet ky produkt deri tek shpërndarja dhe mbjellja në Shqipëri. Hoxha thotë se fara e importuar nga jashtë garanton cilësinë e produktit, në një shkrim ekskluziv për “BalkanWeb”.


Nga Artan Hoxha

Afro 70% e farës së kanabisit që kultivohet nga narkotrafikantët apo fermerët e thjeshtë, futet në Shqipëri nga Holanda. Pjesa tjetër futet në territorin e vendit nga Spanja. Një pjesë e kultivuesve, kryesisht ata që nuk kanë mundësi financiare të blejnë farën e ardhur nga jashtë apo që nuk kanë lidhjet e duhura për të siguruar këtë produkt, përdorin farën e vendit, e siguruar nga prodhimi i vitit paraardhës. Fara e kanabisit e ardhur nga jashtë, preferohet më tepër pasi është më cilësore, më e sigurt dhe me rendiment më të garantuar se fara e siguruar në vend.

Për shkak të standardeve të larta se si përzgjidhet fara e importuar nga jashtë, ajo garanton cilësinë e produktit. Në të kundërt, fara vendase paraqet disa probleme, pasi përzgjedhja nuk bëhet nga profesionistë të specializuar të agronomisë, por nga kultivues të zakonshëm, të cilët nuk kanë as mjetet e duhura dhe as aftësinë për të garantuar cilësinë e saj.

Një pjese e mirë e kultivuesve që kanë përdorur farën vendase, janë ndodhur para situatave të paparashikuara prej tyre. Kjo për shkak se një pjesë e mirë e fidanëve të prodhuar nga fara vendase kanë rezultuar të jenë bimë “mashkull”, e cila nuk jep prodhim dhe çon dëm investimin.

Shitja e farave të kanabisit në vende si Holanda është e lejuar dhe bëhet nga shitës të licencuar nga autoritetet për këtë aktivitet. Shitësit e farave të kanabisit e bëjnë një gje te tillë pothuaj në qendër të qyteteve kryesore, sidomos në Amsterdam, ku pjesa dërrmuese e këtyre bizneseve është në një nga rrugët më të populluara nga turistët. Çmimi për varietetet e ndryshme të farës se kanabisit varjon në bazë të rendimentit që ajo jep dhe përqendrimit të THC (tetrahidrokanabinoli) përbërësi narkotik.

Nisur nga tabela e çmimeve që disponon emisioni “Xhungël”, të marrë në një nga lokalet kryesore në qendër të Amsterdamit, për çdo varietet kanabisi vlera monetare luhatet nga disa euro (1.5 euro) deri në disa dhjetëra euro (75 euro) për një farë.

Narkotrafikantët shqiptarë duke qenë se blejnë sasi të konsiderueshme farash, nga disa mijëra deri në disa qindra mijëra, ia dalin të ulin çmimin në mënyrë të ndjeshme. Më konkretisht gjatë vitit të kaluar shqiptarët kanë mundur të sigurojnë farë kanabisi në Amsterdam nga 90 cent euro, deri në 2 euro për farë. Gjatë këtij viti çmimi me konkurrues me të cilin narkotrafikantët kanë siguruar farën në Holandë është nga 1.1 euro për fare deri në 1.5 euro për farë (kokërr). Për një sasi prej 10 mijë farash kanabisi, nevojiten nga 11 mijë deri në 15 mije euro në varësi të shitësit ku blihet.

Fara e kanabisit e blerë në Holandë është e sigurt, cilësore dhe mund të rezultojë jo efektive (bimë mashkull) vetëm 1 deri 10 fara në çdo 1000 fara të blera. Kjo e bën këtë lloj produkti mjaft të kërkuar nga narkotrafikantët shqiptare dhe ata tashmë kanë më shumë se një dekadë që janë klient të rregullt të shitësve në Amsterdam.

Nderkohe nje pjese tjeter, afro 30%  e sasise se fares qe futet ne Shqiperi, vjen nga Spanja, ku çmimi eshte me i lire dhe varion nga 60 cent euro deri ne 70 cent euro. Cilesia e fares eshte e njejte me ate qe vjen nga Hollanda, por eshte me e lire, pasi dhe ne Hollande fara e kanabisit importohet nga Spanja. Duke patur parasysh permasat fare te vogla te fares se Kanabisit, eshte lehtesisht e transportueshme dhe shume e veshtire per tu kapur apo dedektuar nga paisje speciale. Pjesa dermuese e fares se kanabisit hyn ne vend ne rruge ajrore, duke perdorur aeroportin e Rinasit, me persona qe shkojne dhe e blejne ne Hollande apo Spanje. Por nje pjese hyn edhe me poste apo ne rruge tokesore. Jane teper te rralla rastet kur eshte kapur sasi fare kanabisi duke hyre ne vend, madje me shume eshte kapur duke dale nga Shqiperia nga turiste te huaj.

Gjate vitit te kaluar 2016 policia ka deklaruar se ka asgjesuar 2.5 milione rrenje kanabisi, shifer kjo qe deshmon se per ta blere eshte dashur minimaluisht nga 2.5 milione euro deri ne 3 milione euro.

 

Etiketa: farat e kanabisithoxhashqiperia


Ju sugjerojmë

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Sulmi i Iranit, Izraeli i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbledhje urgjente
Bota

“Kërkohej armëpushim e lejimi i ndihmave”/ SHBA bllokon rezolutën për Gazën në OKB

5 Qershor, 2025 2:58 pm
Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
Aktualitet

Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin

5 Qershor, 2025 2:48 pm
Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

KAS vendosi rinumërim e votave në Tiranë, Alimehmeti: Fati ndihmon kurajozët

5 Qershor, 2025 2:40 pm
VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova
Aktualitet

VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

5 Qershor, 2025 2:34 pm
Para
Basha: Rilindësit kanë ngritur shtabet e tyre elektorale me trafikantë droge

Basha tërhiqet: Nuk ishte thirrje për luftë por reagim ndaj së keqes

Shfaqet krijesa e pazakontë, për të cilën askush nuk ka dijeni

Shfaqet krijesa e pazakontë, për të cilën askush nuk ka dijeni

Takimi me artistët/ Basha: Rama në panik, ulet e drejton me banditët

Debati i plotë/ Lulzim Basha përplaset ashpër me Henri Çilin, ja çfarë ndodhi...
















TE FUNDIT

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
5 Qershor, 2025

Ka dështuar seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviç (Bajri), Edmond Preka, Asmer Bilali,...

Lexo më shumë

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
5 Qershor, 2025

Rrëzohet kërkesa e Partisë Demokratike nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11...

Lexo më shumë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
5 Qershor, 2025

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës, Policia e Tiranë ka njoftuar për akset rrugore që bllokohen në...

Lexo më shumë

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
5 Qershor, 2025

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të aplikojnë në Fondin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com