Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me hetimet e drejtësisë ndaj Ergys Agasit dhe rolin e tij në takimet e bëra me zyrtarë të lartë dhe biznesmenë.
Në emisionin “Opinion”, shprehet se Agasi ishte kontatki i drejtpërdrejtë i kryeministrit me persona të tjetër, ndërsa shtoi se që para disa muajsh “koordinatori” i këtyre takimeve është ndryshuar.
“Agasi u bë kaq i rëndëishëm për shkak të atributeve që mori, nuk ka patur as grup më parë, nuk ka qenë njeri më mbështetje të madhe etj. Ky është përzgjedhur për të bërë atë rol. Durrësi ka sjell gjatë dy dekadave të fundit tre koordinatorë që kanë qenë midis botës së nëntokës dhe mbi tokës. I pari ka qenë Nar Koka ai që realizonte takimet e kryeministrit me kryetarin e opozitës, pra Berisha me Ramën, Rama me Metën, Rama me Nano. Ishte Nar Koka që relizonte takimet e nivelit të lartë. Nari u kap në një moment në ndërrimin e pushtetit të vitit 2005… Në prill ose në maj kam deklaruar që kooridnatori që lidh botën e nëndheshme apo mbidheshme është ndryshuar dhe po pres të arrestohet Ergys Agasi. Patjetër që është ndërruar se është dikush që do e bëjë atë punë… Nuk është problemi Gysi, problemi është ai që i dha pushtet Gysit. Ai ishte një çunak Durrësi që e vinë aty dhe u bë i rëndësishëm. Më parë ka qenë i pa dukshëm në skenë. Ka qenë aty se ishte kontakti i drejtpërdrejt”,-tha Hoxha.















