Gazetari investigativ Artan Hoxha në një intervistë televizive ka deklaruar se ka qenë gjyqtarja Enkeleda Kapedani, që u bë e njohur për opinionin publik pas publikimit të videove në rrjetin social tik-tok, që ka firmosur arrestimin e vëllezërve Çapja.
I ftuar në abc news ai tha ajo është gjyqtarja e vetme që ka firmosur për të çuar pas hekurave vëllezërit Çapja për një ngjarje të ndodhur në vitin 2012 ku u vranë babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri.
“Ajo gjyqtarja e Tik-Tokut është e vetmja gjyqtare që ka çuar në burg Çapjat. Por e qëruam ne atë”, tha Artan Hoxha.
Gjyqtarja Enkeleda Kapedani është pezulluar nga KLGJ deri në përfundimin e procedimit disiplinor nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.