Aktualitet

Artan Grubi: Nuk është më tabu që kryeministri i Maqedonisë së Veriut të jetë shqiptar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:43 - 14/11/22 |
Opi Nion

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, në takimin e përbashkët mes dy qeverive, Shqipëri-RMV u shpreh se sot gjuha shqipe është zyrtare në Manastir.

Teksa u shpreh se gjuha shqipe flitet tashmë në qeveri, që flamuri shqiptar është zyrtar dhe për praninë e tre universiteteve shqiptare në Maqedoni në të gjitha nivelet e arsimimit, Grubi tha se nuk është më tabu që dhe kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar.

“114 vjet më parë më 14 nëntor në Manastir do mblidheshin delegatë nga të gjitha anët për të organizuar Kongresin e Manastirit dhe unifikuar gjuhën shqipe. Më 22 nëntor përfunduam punimet e Kongresit të Manastirit që është një nga më të arriturat e Kombit shqiptar duke përfshirë edhe Lidhjen e Prizrenit dhe shpalljen  e  pavarësisë.  Gjuha e unifikuar më 1908 në Manastir sot është gjuhë zyrtare. Në aspektin e të drejtave, Gjuha shqipe është zyrtare flitet në qeveri, presidencë edhe në Kuvend, flamuri kombëtar është zyrtar, kemi tre universitete shqiptare në Maqedoni në të gjitha nivelet e arsimimit. Përfaqësimi i të drejtave ka arritur deri në 21 %. Nuk është më tabu që Kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar, kryetari i gjykatës supreme të jetë shqiptar, kryetari i federatës apo avokati i popullit, por nuk është tabu as që nesër kryeministri i RMV të jetë shqiptar”, tha Grubi./Opinion.al

Pas