Aktualitet

Artan Fuga: Ekonomikisht jemi poshtë Serbisë, edhe femrat po na i marrin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:39 - 23/08/21 |
Opi Nion

Vendimi i Bashkisë Korçë për të patur të ftuar këngëtarin serb, Goran Bregoviç në festën e Birrës shkaktoi shumë polemika në vend.

Ndërkohë, pas performancës së tij ditën e djeshme në qytetin jugindor ka reaguar akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se festivali i djeshëm i është dukur si “festa e dikurshme kur bëhej synet ndonjë çun lagjeje”.

Ai ironizon personat që kritikuan ardhjen e këngëtarit duke thënë: “Nga ajo mo rrezikohet Shqipëria? Hahahahaha!”

Sipas tij, ajo që duhet të shohim është fakti se ekonomikisht si shtet jemi poshtë Serbisë.

Postimi i plotë

Rastësisht dëgjova performimin e Bregoviçit në Korçë, me thënë të drejtën ajo lloj tallavaja mua nuk më pëlqen fare.

Romantikë sllave, delir cigan, përzjerë me ëndërrime osmanllije.

Nuk më thonë asgjë. Madje më përzihet! Më duket si festë e dikurshme kur bëhesh synet ndonjë çun lagjeje!

Shije vulgare!

Nga ajo mo rrezikohet Shqipëria? Hahahahaha!

Le të vijë sa të dojë të këndojë nëpër dasma a zijafete.

Kot fare.

Se ç’patën këta patriotët e çartur që e bënë sikur do t’i ndodhte hataja kombit, nuk na lanë me libër shtëpie pa sharë, hajde merre vesh!

Ishte një shkrimtaruc në Kanda që u çorr me patriotizëm sa më bën t’i them pse ke ikur aq larg o patriot, hajde këtu në shesh të mejdanit, ndryshe mos na jep mësime!

Cfarë histerie kot! Shihni more se ekonomikisht dhe si shtet sa më poshtë jemi Serbisë! Aty shiheni patriotizmin, ta kalojmë dhe lëmë pas, por ne zbythemi aq shumë sa edhe për katunarët serbë nëpër male japim ato që dikur në iluzione libidane quheshin shtojzovalle.

Edhe femrat po na i marrin dhe çunat tanë të fshatrave kanë ngelur si hu gardhi!

Bëjnë zhurma për ato që janë pa pikë vlere dhe nuk ndihet njeri për degardimin tonë nga vendet edhe të Ballkanit!

Sa për Bregoviçin dhe të tjerë, pas nja dy koncertesh nuk besoj të ketë më shqiptar që të humbi kohën me tallavara serbe, kemi tonat, që aman aman, turqini hesapi!

 

 

 

Pas