Kryeprokurorja Arta Marku vazhdon te drejtoje me dorë të hekurt. Pas shkarkimeve në Prokurorine e Përgjithshme ka kaluar në rrethe, duke larguar të parin, kreun e akuzës në Elbasan, Dritan Gina.
Dritan Gina, është bashkëshorti i Rovena Gashit, e cila u shkarkua nga Arta Marku në fund të 2017 nga pozicioni i kreut të Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Dritan Gina u komandua në Elbasan në 3 nëntor të 2016 me urdhër të Adriatik Llallës në vendin e Besnik Canit, i cili u emërua prokuror në Tiranë.
Dritan Gina para se të komandohej në Elbasan ka qenë prokuror në Durrës. Ai ka paralajmëruar një konference për mediat mesditen e sotme.