Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arta Marku, një kryeprokurore me notë “pranueshëm”

2018/08/02 at 11:29 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Arta Marku, një kryeprokurore me notë “pranueshëm”

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, e cila u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, arriti të sigurojë rikonfirmimin në detyrë për të treja kriteret, pastërtia e figurës, pasuria me burime të ligjshme dhe aftësia profesionale, por për këtë të fundit, komisioni ngriti disa pikëpyetje e konsideroi “të aftë” por e vlerësoi aftësinë e saj profesionale në “nivel të pranueshëm”.


Marku, e cila u zgjodh dhjetorin e kaluar mes protestave të opozitës Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, do ta mbajë këtë pozicion deri sa institucioni i ri, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të kryejë procedurat për prokuror të përgjithshëm me mandat të plotë.

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u publikua në faqen zyrtare të KPK-së. Marku rezultoi e pastër në analizën e pasurisë së saj me vlerë 5.5 milionë lekë të përbërë nga një apartament në Shkodër dhe 450 mijë lekë kursime familjare. Apartamenti i blerë në Shkodër me vlerë 5 milionë lekë është paguar përmes një kredie bankare si dhe ndihmës së dhënë nga nëna e Markut në masën 1.2 milionë lekë, e cila i ka kursyer këto para nga të ardhurat e një aktiviteti të vogël biznesi në qytetin e Fushë-Arrëzit në periudhën para se Marku të emërohej prokurore.

Marku ka marrë vlerësime “shumë mirë” për aftësitë e saj profesionale nga Prokuroria e Përgjithshme për tre vitet e fundit, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk u shpreh shumë i bindur për këtë vlerësim.

Aftësitë profesionale të subjekteve të rivlerësimit maten përmes një procedure strikte që përfshin grumbullimin e raporteve zyrtare të vlerësimit si dhe përzgjedhjen e pesë dokumenteve në mënyrë rastësore për t’u analizuar. Një nga dokumentet e analizuara që u veçua nga vëzhguesi i huaj Theo Jacobs kishte të bënte me kërkesën nga ana e Markut të masës së sigurisë “Arrest me burg” për një drejtues automjeti të ndaluar në gjendje të dehur në vitin 2016, një kohë kur qeveria shpalli fushatë për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor duke burgosur qindra shqiptarë, përfshirë për shkelje të këtij lloji, apo dhënie motoçiklete pa dokumente.

Jacobs theksoi se Marku ka kërkuar një masë sigurie ekstreme për një vepër penale dhe një situatë në të cilën vështirë se mund të justifikonte arrestin me burg. Ndonëse është jurist i huaj, Jackobs solli në vëmendje një dokument juridik shqiptar, një vendim unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të vitit 2011, ku theksohet se kërkesa e prokurorit për masë sigurie “duhet të jetë e argumentuar” dhe e mbështetur. Masa e sigurisë arrest me burg jepet vetëm në rastet kur ka dyshime të arsyeshme se personi që ka kryer veprën penale mund të arratiset apo mund të prishë provat apo mund të bëjë një vepër tjetër penale, gjë që duket se nuk plotësohen në rastet e një personi të kapur të dehur në timon.

“Këto janë fjalë shumë të mençura të Gjykatës së Lartë dhe vijnë në përputhje të plotë me jurisprudencën europiane”, tha Jacobs. Megjithatë, Marku nuk u paraqit vetë në seancën dëgjimore të zhvilluar për të dhe rrjedhimisht nuk dha shpjegime se pse duhej të kërkonte një masë të tillë ekstreme sigurie.

Masat e sigurisë arrest me burg të kërkuara nga prokurorët dhe të dhëna nga gjykatat në masë gjatë viteve 2014,2015 dhe 2016 për shkak të të ashtuquajturave fushata ligjzbatuese të qeverisë, krijuan një situatë shumë shqetësuese mbi mbingarkesë të madhe në burgje, të cilat u kritikuan në atë kohë si shkelje serioze të të drejtave të njeriut. [Link] Për shkak se me frymëzim nga qeveria, policia e shtetit filloi të “arrestojë në flagrancë” shkelje të ndryshme të kodit rrugor, të ligjit urbanistik apo të vjedhjes së dritave, numri i të burgosurve kaloi me një të tretën kapacitetin formal të burgjeve, duke i detyruar të burgosurit të flinin me turne.

Në të paktën një rast, masa e sigurisë “arrest me burg” për një të dyshuar për vjedhje dritash përfundoi me vetëvarjen e këtij të fundit në burgun e Rrogozhinës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri në dukje gjithashtu se lëvizjet e shumta të urdhëruara nga Marku në strukturën e prokurorisë që kur ajo mori postin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, ndonëse “janë brenda ligjit”, nuk janë mbështetur në ndonjë metodologji të arsyeshme dhe se Marku, pavarësisht se ka kaluar tashmë gjashtë muaj në këtë post “nuk ka bërë përpjekje” për hartimin e ndonjë metodologjie që do të mundësonte një vlerësim objektiv dhe transparent në rastet e uljes në detyrë të prokurorëve apo përzgjedhjes së tyre për ngritje në detyrë.

Pavarësisht vërejtjeve, Komisioni konkludoi se “mangësitë e konstatuara në vlerësimin profesional janë formale dhe nuk janë në atë nivel, sa të cenojnë aftësitë profesionale të prokurores”.

Komisioni i përbërë nga Genta Tafa (Bungo), kryetare, Suela Zhegu, relatore dhe Pamela Qirko, anëtare, vendosi konfirmimin në detyrë të Markut si dhe tha se ajo ka “një nivel të pranueshëm të vlerësimit të aftësive profesionale”.

/Gjergj Erebara-BIRN

Etiketa: arta markuveting


Ju sugjerojmë

Numri i pagesave me kartë kalon për herë të parë tërheqjet e parasë cash në ATM
Aktualitet

Numri i pagesave me kartë kalon për herë të parë tërheqjet e parasë cash në ATM

26 Gusht, 2025 9:58 am
Borsh/ Kanosi me armë punonjësit e hotelit të tij, arrestohet 26-vjeçari
Aktualitet

Borsh/ Kanosi me armë punonjësit e hotelit të tij, arrestohet 26-vjeçari

26 Gusht, 2025 9:38 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Moti për ditën e sotme, 26 gusht 2025

26 Gusht, 2025 8:12 am
Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë  nga forcat e armatosura
Aktualitet

Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë nga forcat e armatosura

25 Gusht, 2025 8:38 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, 4 vatra ende aktive

25 Gusht, 2025 6:46 pm
Rreth 22 mijë të huaj në Shqipëri, 54% kanë si arsye punësimin
Aktualitet

Rreth 22 mijë të huaj në Shqipëri, 54% kanë si arsye punësimin

25 Gusht, 2025 5:46 pm
Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës
Aktualitet

Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

25 Gusht, 2025 4:33 pm
”New York Times”: Shqipëria vendi që të mahnit me bukuritë natyrore dhe mikpritjen
Aktualitet

”New York Times”: Shqipëria vendi që të mahnit me bukuritë natyrore dhe mikpritjen

25 Gusht, 2025 4:02 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Hiqej si shoferi i kancelares së SPAK-ut, arrestohet një person në Tiranë

25 Gusht, 2025 2:05 pm
Homazhet për Zhejin/ Bulku: Të deshëm dhe të duam shumë! Flloko: Ike shumë shpejt!
Aktualitet

Homazhet për Zhejin/ Bulku: Të deshëm dhe të duam shumë! Flloko: Ike shumë shpejt!

25 Gusht, 2025 12:34 pm
Para
Pushime në Amerikë? Ja çfarë thotë ambasada në Tiranë për vizat turistike

Pushime në Amerikë? Ja çfarë thotë ambasada në Tiranë për vizat turistike

Ja si po planifikon Facebook të bëjë para nga Whatsapp

Ja si po planifikon Facebook të bëjë para nga Whatsapp

Lajm i Fundit/ Shkarkohet Shemsi Prençi, Drejtori i i ri i Emergjencave Civile emërohet Haki Çako

Aksident i rëndë në Bulqizë, një i vdekur, një i plagosur
















TE FUNDIT

Kosovë/ Deputetët mblidhen sot për një përpjekje të re për konstituuimin e Kuvendit

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
26 Gusht, 2025

Deputetët do të mblidhen sot për ta vazhduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për ta zgjedhin kryeparlamentarin...

Lexo më shumë

Numri i pagesave me kartë kalon për herë të parë tërheqjet e parasë cash në ATM

Numri i pagesave me kartë kalon për herë të parë tërheqjet e parasë cash në ATM
26 Gusht, 2025

Pagesat me kartë po shënojnë një rritje të shpejtë këtë vit, madje për herë të parë ato kanë kaluar në...

Lexo më shumë

Trump ul pritshmëritë për takimin Putin-Zelenski

Trump ul pritshmëritë për takimin Putin-Zelenski
26 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Trump, tha se kishte folur përsëri në telefon me Presidentin rus Putin. Kurse Zelenski njoftoi për një...

Lexo më shumë

Borsh/ Kanosi me armë punonjësit e hotelit të tij, arrestohet 26-vjeçari

Borsh/ Kanosi me armë punonjësit e hotelit të tij, arrestohet 26-vjeçari
26 Gusht, 2025

Policia e Himarës ka arrestuar pronarin e një hoteli në Borsh pasi ka kërcënuar me armë punëtorët e tij pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com