Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arsyet pse diskutohet për George Soros

2019/07/09 at 8:43 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Arsyet pse diskutohet për George Soros

Mustafa Nano – E dini ju që unë i kam dhënë dorën George Sorosit? Ka ndodhur shumë vite më parë, ndoshta 10 vite më parë. Nuk është ndonjë gjë e çuditshme, ka shumë njerëz në Shqipëri që i kanë dhënë dorën George Sorosit sepse ai ka ardhur më shumë se një herë këtu dhe është takuar me shumë njerëz, sidomos me anëtarë të bordit Soros, një nga të cilët isha dhe unë atëherë kur erdhi George Soros. E filloj këtë monolog duke pranuar që kam qenë anëtar i fondacionit Soros për një periudhë të caktuar. Puna ime konsistonte në faktin që bashkë me ca të tjerë merrnim ca vendime për të shpërndarë ca para që ishin të Sorosit në lidhje me disa projekte të ndryshme, në ndihmë të popullsisë rome, në ndihmë të shkollave, në ndihmë të mediave, në ndihmë të sistemit të drejtësisë edhe në ndihmë të sektorëve të tjerë të botës shqiptare. Ishin para në nivelin e mijëra eurove.


Edi Rama duhet ta themi qartë këtë gjë, është një mik i Sorosit. Është miku më i mirë i Sorosit në Shqipëri. E dyta, sulmi ndaj Sorosit i disa prej politikanëve shqiptarë të opozitës ka të bëjë edhe me një gjë tjetër. Është një sulm që të jep vizibilitet ndërkombëtar. Qëllon që të bëhesh lajm ndërkombëtar kur i sulesh Sorosit, sidomos kur je eksponent i rëndësishëm i politikës shqiptare, siç është Ilir Meta, i cili para disa ditësh e bëri këtë sulm dhe menjëherë e raportoi edhe një nga televizionet më të mëdha në Amerikë, Fox News. Një arsye tjetër, e këtij sulmi ka të bëjë me faktin që në një farë mënyre këta politikanë justifikojnë dhe rezistencën që ata vetë i bëjnë reformës në drejtësi. Duke u marrë me Sorosin është një alamet alibie. Pra ne po i bëjmë rezistencë reformës në drejtësi pasi kjo reformë është e financuar nga Sorosi, është e projektuar nga Sorosi, është e dizajnuar nga Sorosi, gjë që nuk është e vërtetë. Është e financuar pjesërisht dhe vetëm kaq. Mendoj se mund ta kenë si alibi për nesër sepse reforma në drejtësi mund të ketë viktimat e veta dhe këta viktima mund të thonë po na ndëshkojnë politikisht sepse jemi anti-sorosiane dhe po na dënon një drejtësi e bërë sipas shijeve dhe oreksit të Sorosit. Unë mendoj se sulmi ndaj Sorosit është një majmunëri. Unë mendoj se Sorosi nuk ka lidhje me Shqipërinë. Sorosi thjesht ka qenë një bamirës për Shqipërinë. Nuk ka asnjë lloj interesi në Shqipëri. Nëse Shqipëria është kjo që është sot nuk është për faj të Sorosit. Në qoftë se Shqipëria është kjo që është sot, është për faj të ca njerëzve, të cilët një dorë e tyre bën vaki të kenë para më shumë se sa paratë që ka derdhur Sorosi në Shqipëri. Është e sigurtë që ka një dorë njerëzish në Shqipëri, politikanë të rëndësishëm që kanë para më shumë se sa Soros ka hedhur në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve të fundit.

Etiketa: edi ramaGEORGE SOROSmustafa nano


Ju sugjerojmë

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor
Bota

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

23 Qershor, 2026 6:51 pm
FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”
Sport

FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

23 Qershor, 2026 6:38 pm
Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit
Bota

Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit

23 Qershor, 2026 5:41 pm
Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme
Politikë

Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme

23 Qershor, 2026 5:30 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Kryesore

Deputetja nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë të…

23 Qershor, 2026 5:16 pm
Italia sekuestron dy miliardë euro asete të oligarkëve rusë
Bota

Italia sekuestron dy miliardë euro asete të oligarkëve rusë

23 Qershor, 2026 4:47 pm
10 muaj në krye të qeverisë, kryeministrja e Lituanisë jep dorëheqjen
Bota

10 muaj në krye të qeverisë, kryeministrja e Lituanisë jep dorëheqjen

23 Qershor, 2026 3:43 pm
Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara
Bota

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara

23 Qershor, 2026 2:50 pm
Rama postoi foton e tij, reagon protestuesi: Ti je autori i halleve të mia
Te Fundit

Rama postoi foton e tij, reagon protestuesi: Ti je autori i halleve të mia

23 Qershor, 2026 2:02 pm
“F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sharja e tij shokuese
Kryesore

“F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sharja e tij shokuese

23 Qershor, 2026 1:25 pm
Para
Foto/ Si dukej Edi Rama kur ishte 5 vjeç

Foto/ Si dukej Edi Rama kur ishte 5 vjeç

Ngjarje e rëndë, 18 vjeçarja denoncon abuzimin nga babai për tri vite

Ngjarje e rëndë, 18 vjeçarja denoncon abuzimin nga babai për tri vite

Zaev viktimë e dy komedianëve, diskuton me ta çështje sekrete

Zaev viktimë e dy komedianëve, diskuton me ta çështje sekrete
















TE FUNDIT

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor
23 Qershor, 2026

Moti ekstrem ka shkaktuar ndërprerje të gjera në rrjetin e transportit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke prekur veçanërisht...

Lexo më shumë

FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”
23 Qershor, 2026

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi këtë të martë mbledhjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”. Agjenda e mbledhjes përfshinte një...

Lexo më shumë

Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit

Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit
23 Qershor, 2026

Franca përjetoi natën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë mes 22 dhe 23 qershorit ndërsa vala e fortë e të...

Lexo më shumë

Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme

Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme
23 Qershor, 2026

Deputeti i PS Erion Braçe ka reaguar sot për protestën që mbahet në Tiranë. Ai shprehet se nuk arsye që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}