Ditën e sotme Mbretëresha Elizabeth feston ditëlindjen e saj zyrtare. Një traditë kjo e cila zhvillohet çdo vit në Britani. Ditëlindja e vërtetë e Mbretëreshës, në fakt është data 21 prill, por kjo ditëlindje festohet në mënyrë private nga familja mbretërore. Sot 91 vjetori i saj zyrtar, është kaluar në heshtje për nderim të incidentit të ndodhur në Londër, ku mori flakë një ndërtesë 24-kateshe dhe viktimat ishin të shumta. Gjatë ditës së sotme, është mbajtur 1 minutë heshtje në nder të tyre, dhe ditëlindja nuk ka qenë aspak e zakontë. Por përse një pjesë e madhe e familjes mbretërore e feston ditëlindjen 2 herë në vit?
Duke qënë se moti në Britani është totalisht i paqendrueshëm, ata të cilët i përkon ditëlindja gjatë vjeshtës ose dimrit, gjithmonë e festojnë ditëlindjen në maj ose në qershor, për shkak të parakalimeve që zhvillohen, të cilat kërkojnë edhe kohë me diell. Për Mbretëreshën është caktuar gjithmonë e shtuna e dytë e muajit qershor, siç është edhe sot./Opinion.al