Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arsyeja në Epokën e Trampit

2016/09/12 at 6:34 PM
në Aktualitet, Komente, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Arsyeja në Epokën e Trampit

Nga Ana Palacio


Madrid – Në tragjedinë klasike greke “The Baçhae”, perëndia Dionis, i nxitur nga etja për hakmarrje, lufton kundër mbretit kokëfortë dhe mendje-ngushtë Penteus, për shpirtin e Tebës. Në fund, ashpërsia e Penteusit – përpjekja e tij për të shtypur, në vend se kuptuar apo për t’iu përshtatur emocioneve të përflakura të një Dionisi pasionant dhe jokonvencional – dëshmoi të ishte rrënimi i tij. Dionisi doli fitimtar, dhe Penteusi u bë copë e çikë.

Sot, emocionali dhe shpërthyesi Donald Tramp, është duke sfiduar klasën politike amerikane, për shpirtin e Amerikës. Por Trampi nuk është Perëndi. Dhe nëse ai e fiton këtë betejë, vendi i tij do të jetë shumë më keq se Teba, dhe pasojat do të ndihen në të gjithë botën. Ndërsa gjasat e një presidence Tramp duket se janë në rënie nga dita në ditë, do të qe gjithësesi e parakohshme – dhe në fakt shumë e rrezikshme – ta shpërfillësh tërësisht atë.

Sikurse e dëshmoi vota e britanikëve në favor të largimit nga Bashkimi Evropian, qytetarët e vendeve demokratike janë më shumë se të aftë për të bërë zgjedhje, të cilat bien ndesh me vetë interesin e tyre racional vetjak – një prirje që kohët e fundit është ringjallur. Paradoksalisht, kjo nuk është krejtësisht e palogjikshme.

Në mesin e vështirësive ekonomike, krizës së identiteteve kombëtare, dhe alarmizmit populist – të gjitha të përforcuara nga mediat sociale – ka një farë kuptimi në mbështetjen e zërave dhe ideve që ofrojnë rehati dhe largim prej frustrimit. Por, ndërsa fantazia e ‘deus ex machina’ mund të krijojë një ndjesi pozitive, ajo nuk do të zgjidhë ndonjë problem.

Liderët si Trampi i përkeqësojnë gjërat, për shkak se minojnë sistemin e bazuar në rregulla, të cilat kanë sjellë një zhvillim të pallogaritshëm dhe ofruar siguri gjatë 7 dekadave të fundit. Një shekull më parë, sociologu Maks Veber rendiste 3 lloje legjitimiteti, ku mund të shtrihet autoriteti qeveritar: tradicional (një sistem i trashëguar); karizmatik (një forcë e veçantë udhëheqëse e personalitetit); ose juridik (tërësia e rregullave racionale, të zbatuara në mënyrë të drejtë).

Për Veberin, shteti modern ishte i rrënjosur në një legjitimitet juridik evident. Por, në kundërshtim me supozimet e tij, një numër në rritje perëndimorësh sot nuk e cilësojnë as logjikën dhe as drejtësinë e rregullave si të dukshme. Kjo krijon hapësirë për ndërhyrje nga udhëheqësit e rinj, duke përdorur karizmën personale dhe evokuar traditën për të fituar mbështetje.

Për të gjithë, nga populistët e krahut të djathtë në Perëndim tek rekrutuesit e ISIS-it, kombinimi është dëshmuar të jetë shumë i fuqishëm. Sigurisht, ekzistojnë probleme reale me sistemin aktual. Demokracitë perëndimore ofrojnë shembuj të pafundëm të rregulloreve absurde, por edhe shembuj të rregullave që zbatohen në mënyrë të pabarabartë. Shtoi këtyre pabarazinë e qëndrueshme, racore dhe gjinore, dhe frustrimi me sistemin aktual nuk është i habitshëm.

Por kjo është arsyeja për të vazhduar reformat, dhe jo për të mbrojtur daljen nga BE, për të cilën ka gjithnjë e më shumë mbështetës. Dhe faktikisht, çelësi për të shpëtuar një rend të bazuar tek rregullat, nuk është vetëm dëshmimi i superioritetit të tij të padiskutueshëm, por edhe njohja dhe adresimi i metave. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndryshuar perceptimin e rregullave, si një burim repsesioni dhe jo mbrojtjeje.

Reforma nuk do të jetë e lehtë. Politikisht, është shumë më e thjeshtë – dhe elektoralisht më tepër shpërblyese – të kritikohet një sistem se sa të mbrohet ai, sidomos kur ai është larg nga të qënit i përkryer. Por mbrojtja që duhet të bëjmë, është që udhëheqësit të shpjegojnë në mënyrë efektive pse rregullat janë të nevojshme, duke përfshirë edukimin e publikut mbi atë pse sistemi funksionon ashtu si funksionon sot.

Njëkohësisht, politikëbërësit duhet të hedhin një vështrim më të thellë mbi sistemin, dhe ndërmarrin ndryshime jetike. Në mënyrë të veçantë, ata duhet të rregullojnë mënyrën si janë ndërtuar rregullat, për të siguruar që ato të jenë të përshtatshme për botën moderne. Në një kohë kur ndryshimi ndodh në mënyrë të rrufeshme, ekziston perceptimi se procesi formal i bërjes së rregullave është shumë i ngadaltë.

Por rregullat e parashikueshme që prodhojnë proceset formale, mbeten kritike për të përforcuar stabilitetin e nevojshëm për një zhvillim të qëndrueshëm. Ajo që nevojitet është një qasje e përditësuar, e cila mbështet evolucionin e ligjit në një mjedis vazhdimisht evolutiv, duke siguruar që ligji të jetë më i përgjegjshëm ndaj nevojave të qytetarëve.

Pika e fundit në rendin e ditës për ringjalljen e rendit të bazuar në rregulla, dhe mposhtjen e botës shkatërruese të Dionisit, është edhe më sfiduesja: duhet të forcojmë komunitetet e bazuara në rregulla. I ndrydhur nga moderniteti, Perëndimi ka përjetuar një kthesë drejt identiteteve të së shkuarës – nacionalizmit, tribalizmit, sektarizmit – joshja ndaj të cilave qëndron tek familjariteti dhe siguria e tyre.

Por politika e identitetit, dhe kjo është e mirë-njohur, mund të jetë shumë shkatërruese. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që komunitetet e bazuara në rregulla, si shteti modern, të bëhen një çengel ku njerëzit e prekur nga ndryshimi mund të kapen. Kjo do të thotë se duhet të lëvizim përtej arsyes së pastër, për të krijuar një lidhje emocionale me, dhe midis qytetarëve.

Kjo mund të duket kundërintuitive. Ligji është menduar të jetë i paanshëm dhe racional; kjo është forca e tij kryesore. Por në qoftë se rendi i bazuar në rregullat është për të garantuar mbijetesën, ai duhet të rezonojë në zemrat e njerëzve, ashtu si dhe në mendjet e tyre. Nuk është ende saktësisht e qartë se si t’i qasemi këtij procesi. E qartë është se ai do të kërkojë një themel vlerash të përbashkëta, dhe udhëheqës që punojnë në mënyrë aktive e të vazhdueshme për të ndërtuar besueshmërinë dhe fitimin e besimit të një publiku shumë skeptik.

Përndryshe, ne do të shohim ndryshim drejt një bote të padisiplinuar, të formësuar nga pasioni dhe pushteti për të grabitur, e cila do të fitojë hov. Joshja në rritje ndaj irracionalitetit, duhet të jetë një thirrje zgjimi për udhëheqësit e arsyeshëm kudo në botë. Në qoftë se duam të parandalojmë që shoqëritë tona të joshen duke u futur nëpër shkëmbinj nga kënga e sirenës së karizmës dhe nostalgjisë, ne duhet ta bëjmë një kauzë të fortë sundimin e ligjit, duke refuzuar ngurtësinë. Tek e fundit, dështimi për të vepruar kështu, vrau Penteusin.

www.bota.al / Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate – Reason in the Age of Trump

 

Etiketa: arsyejaepokatrump


Ju sugjerojmë

Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
Bota

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

27 Shtator, 2025 8:23 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Debat për çështje familjare, 41-vjeçari plagos në shtëpi kunatin

27 Shtator, 2025 8:14 pm
Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
Bota

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

27 Shtator, 2025 5:42 pm
Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja
Kronikë

Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja

27 Shtator, 2025 3:27 pm
Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

27 Shtator, 2025 12:51 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Para
Fitorja në Dibër, Gjiknuri: Do shohim cili aleat ka kontribuar më shumë

Fitorja në Dibër, Gjiknuri: Do shohim cili aleat ka kontribuar më shumë

Shikoni sa seksi do të duket Fjolla Morina sonte në Dance with Me

Shikoni sa seksi do të duket Fjolla Morina sonte në Dance with Me

Prapaskenat e shitjes 8 miliardë dollarësh të Formula 1

Prapaskenat e shitjes 8 miliardë dollarësh të Formula 1
















TE FUNDIT

Pse nuk duhet njohur Palestina

Pse nuk duhet njohur Palestina
27 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve. Pyetja...

Lexo më shumë

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
27 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot NATO-n dhe Bashkimin Evropian se çdo agresion kundër vendit të tij do...

Lexo më shumë

Debat për çështje familjare, 41-vjeçari plagos në shtëpi kunatin

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
27 Shtator, 2025

Një debat për çështje familjare ka përfunduar me plagosjen e një shtetasi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në banesën...

Lexo më shumë

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
27 Shtator, 2025

Autoritetet siriane kanë lëshuar një fletarrestim për ish-presidentin, Bashar al-Assad, mbi nëntë muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti, tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com