Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arsyeja e vërtetë përse Trumpi largoi kryestrategun e tij

2017/08/19 at 12:36 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“I kam duart sërish tek armët e mia”

Steve Bannon ishte këshilltari më kontradiktor i Donald Trumpit. Para zgjedhjeve, kur ishte drejtor ekzekutiv i faqes ksenofobe Breitbart, ai u quajt “operatori politik më i rrezikshëm në Amerikë”. Një vit më parë Trump e vuri në krye të fushatës zgjedhore dhe u konsiderua krijuesi i mesazhit populist, anti-imigracion dhe proteksionizmit ekonomik, që e çuan atë drejt fitores. Shfaqja “Saturday Night Live” e paraqiste si djallin, i matur dhe i kudogjendur, prapa shpinës së Trumpit.


Rënia nga pozicioni i Eminencës Gri i Shtëpisë së Bardhë vjen më e heshtur se sa ngjitja e tij, me një shënim të shkurtër: “Shefi i Shtabit John Kelly dhe Steve Bannon kanë rënë dakord reciprokisht, se sot do të jetë dita e fundit për Steve”. Bannon pretendon se ai ka dhënë dorëheqjen, por të gjithë thonë se ai u shkarkua pas presioneve të vetë Kellyt, i cili vendosi të vërë rregull në Shtëpinë e Bardhë.

Thikat e armiqve të tij të shumtë ishin mprehur prej kohësh, dhe kundër tij luante dhe fakti që Trumpit kurrë nuk i pëlqeu që shtypi e quante: “Presidenti Bannon.” Ai i vodhi skenën.

Që nga dita e parë, ai ishte përplasur me këshilltarin e dytë të Trump, Jared Kushner. Roli i tij fillestar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare shpejt iu hoq. Ai ishte në konflikt të hapur me gjeneralët: Mattis në Pentagon, McMaster në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe ishte i dyshuar për dërgimin e informacioneve tek Breitbart për të diskredituar këtë të fundit. Në politikën e jashtme, mosmarrëveshja ishte totale: strategjia në Afganistan, dje e vënë në pyetje, gjeneralët që donin më shumë trupa, dhe ai që sugjeronte privatizimin e luftës me mijëra kontraktorë.

Në një intervistë të pazakontë, tri ditë më parë, në revistën liberale American Prospect, Bannon kishte kritikuar ashpër Gary Cohn, ish drejtues në Goldman Sachs dhe ish-këshilltar ekonomik për Trumpin, i cili konsiderohet nga bota e biznesit e vetmja shpresë për të vazhduar uljen e taksave, liberalizimin, rifillimin e punimeve në infrastruktura. “Ata e bëjnë në brekë” tha ai për rivalët e tij, duke premtuar se do të vendoste fajkonj në vendin e tyre. Prioriteti për të ishte “lufta ekonomike me Kinën”.

U tha se Bannon kishte këshilluar presidentin që të mos dënonte suprematistët e bardhë dhe të djathtën alternative, në fjalimin e tij për dhunën në Charlottesville, pasi ata janë pjesë e bazës së tij elektorale. Të tjerë argumentojnë se Trump mendon në të njëjtën mënyrë. Më e vështirë është të parashikosh se çfarë do të ndryshojë tani. Bannon do të vazhdojë të punojë me Breitbart dhe gjithashtu me miliarderin Bob Mercer, huadhënësin e madh të Trump dhe të “Alt-Right”. “Luftë!”, kërcënonte në Tuiter faqja e Breitbart dje. Por, luftë kundër kujt? Kundër “globalistëve” rivalë të Bannonit që qëndruan në Shtëpinë e Bardhë? Sigurisht, fuqia e tij do të mbetet e madhe dhe do të jetë në gjendje ta përdorë atë në favor apo kundër administratës. Nga ish bankier i Goldman Sachs në producent të Hollivudit, Bannon u bë filozof nacionalist i djathtë. Ai ka thënë gjithmonë se lëvizja do të vazhdojë, madje edhe pas Trumpit. / Corriere.it – Bota.al

 

Etiketa: arsyeja e vertetebannonlargimiSHTEPIA E BARDHEtrump


Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

26 Shtator, 2025 10:00 pm
Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
Bota

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator, 2025 9:11 pm
Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
Bota

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

26 Shtator, 2025 7:24 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
Bota

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

26 Shtator, 2025 5:28 pm
Para
Ja ku renditemi në botë edhe pse gjysma e shqiptarëve kanë Facebook

Ja ku renditemi në botë edhe pse gjysma e shqiptarëve kanë Facebook

Struci dhe prostitucioni

Struci dhe prostitucioni

I quan shqiptarët ‘shitës akulloresh’ gjatë ndeshjes Dinamo-Skënderbeu. Gazetari kërkon falje: Luftuat për lirinë e Kroacisë

I quan shqiptarët ‘shitës akulloresh’ gjatë ndeshjes Dinamo-Skënderbeu. Gazetari kërkon falje: Luftuat për lirinë e Kroacisë
















TE FUNDIT

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
27 Shtator, 2025

Gjate kësaj paraditeje moti në vendin tonë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat pritet...

Lexo më shumë

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
27 Shtator, 2025

Dashi Gjithçka do shkëlqejë sot ne jetën tuaj ne çift. Do e joshni pa fund njeri-tjetrin dhe çastet e lumtura...

Lexo më shumë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
27 Shtator, 2025

Trupi i një burri të moshuar është gjetur këtë mëngjes në bregdetin e Durrësit, në lagjen nr. 13. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
26 Shtator, 2025

Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke përfshirë njohjen me ligj të vetëm dy gjinive; mashkullore dhe femërore, sipas BBC....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com