Bota

Arsye shëndetësore/ Kryeministri i Japonisë, do të dorëhiqet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:06 - 28/08/20 |
el ida

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ka vendosur të japë dorëheqjen për arsye shëndetësore, por ende nuk e ka zyrtarizuar një veprim të tillë.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të partisë së tij dhe ky vendim pritet të merret nga Abe për arsye shëndetësore.

Sipas ligjit japonez, nëse dorëhiqet kryeministri, atëherë një kryeministër i përkohshëm e merr detyrën. Zëvendëskryeministri, Taro Aso, i cili është edhe ministër i Financave, është i pari në radhë, i ndjekur nga sekretari i kabinetit Yoshihide Suga./Opinion.al

Pas