Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ka vendosur të japë dorëheqjen për arsye shëndetësore, por ende nuk e ka zyrtarizuar një veprim të tillë.
Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të partisë së tij dhe ky vendim pritet të merret nga Abe për arsye shëndetësore.
Sipas ligjit japonez, nëse dorëhiqet kryeministri, atëherë një kryeministër i përkohshëm e merr detyrën. Zëvendëskryeministri, Taro Aso, i cili është edhe ministër i Financave, është i pari në radhë, i ndjekur nga sekretari i kabinetit Yoshihide Suga./Opinion.al