Policia e ka ndaluar një autobus me protestues nga Ferizaj, kjo sepse shoferi i autobusit kishte një fletarrest për kundërvajtje.
Ai ka urdhër t’i mbaj 12 ditë burg për një aksident të kryer në vitin 2012, njofton Klan Kosova.
Autobusi ka qenë i ndalur për disa minuta derisa organizuesit e protestës kanë gjetur një shofer tjetër.
Klan Kosova njofton se shoferi i autobusit ka arritur të ik nga policia, kurse autobusi me protestues tashmë është nisur për në Prishtinë.
Në video nga minuta 2:15 mund ta dëgjoni zyrtarin e policisë dhe deklaratën e tij për ndaljen e autobusit me protestues.