Arsenal nuk ka mundur të përfitojë nga hapi i gabuar i Liverpool në mesjavë për t’iu afruar të kuqve në garën për titullin kampion.
Skuadra e Mikel Artetës është mundur në shtëpi nga West Ham me shifrat 1-0, duke mos arritur të shkurtojë diferencën me kryesuesit e kampionatit.
Goli i Bowen në pjesën e parë dhe kartoni i kuq i Lewis-Skelly te “Topçinjtë” në fraksionin e dytë të lojës ishin vendimtarë në këtë rezultat.
Liverpool kryeson Premier League-n me 61 pikë, ndërsa Arsenal e ndjek me 53.