Policia ka finalizuar operacionin policor “BLIC”, në përfundim të së cilit janë sekuestruar arsenal armësh zjarri, granata, municion luftarak e jelek antiplumb, si dhe është vënë në pranga poseduesi i tyre.
Mësohet se në pranga ka rënë Endrit Demiri, me profesion avokat.
Policia sqaron se gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Pëllumbas të Tiranës, armatimet u gjetën në bodrumin e banesës që dyshohet se do ta përdorte për kultivimin të narkotikëve.
Më konkretisht 47 vjeçarit, iu sekuestruan 4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehra dhe një jelek antiplumb si i Policisë./Opinion.al