Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije situatën në të gjitha akset kombëtare të vendit. Sipas njoftimit të ARRSH të gjitha akset kombëtare të Shqipërisë janë të qarkullueshme për shkak se gjatë mbrëmjes nuk ka patur reshje dëbore.
Gjatë ditës së djeshme në disa rajone të vendit si në juglindje, veri dhe verilindje dhe gjithashtu në Malin e Dajtin disa akse patën probleme, por ditën e sotme njoftohet se çdo aks është i kalueshëm.
Megjithatë të gjithë drejtuesit e mjeteve janë rekomanduar të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./Opinion.al/