Aktualitet

ARRSH: Ja akset rrugore ku ka probleme si pasojë e reshjeve të dëborës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:05 - 21/01/23 |
Opi Nion

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se si është gjendja e akseve rrugore në vend.

Bëhet me dije se reshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë natës në zonat malore të vendit. Reshjet e dëborës kanë qenë të pranishme dhe në Qafë Plloçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Libonik-Maliq, Zëmblak-Dogana Goricë, Qafë Mali-Fierzë , Pukë Fushë Arrëz-Kukës ku është punuar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme

Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës.

Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës në të gjitha akset me prezencë dëbore për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

ARRSH iu bën thirrje të gjithë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në kohë me reshje, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtohet në zonat malore. Automjetet të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Pas