Kryesore

“Arritët fitoren kundër SHBA”,Balla ironizon fitoren e Berishës:3 gara kishte dje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:39 - 23/05/22 |
Opi Nion

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit ka ironizuar zgjedhjet e zhvilluara ditën e djeshme në Partinë Demokratike, ku Sali Berisha u rizgjodh kryetar.

Balla u shpreh “dje shënoi fitoren historike kundër amerikanëve”.

Ai tha se ditën e djeshme u zhvilluan tre gara Manchester City me Liverpool, Milani me Interin dhe Berisha me Ibsenin.

“Këta, një pjesë e kësaj salle që thotë Shqipëria po ndryshon kurs. Shqipëria nuk ka plan B, ka vetëm plan A. Plan B keni ju të ashtuquajturit sovranista, që antiamerikanizmin e keni kthyer në doktrinë. Për këtë, ne nuk ju shërojmë dot. Bashkohuni të gjithë në një trup të vetëm dhe me fitoren historike që keni arritur mbrëmë kundër Amerikës, është një fitore e papame. Tre gara kishte dje, City me Liverpool-in, Milani me Interin dhe Saliu me Ibsenin. Këto ishin garat që ishin më të paparashikueshmet, nuk i dihet si dilte. Kjo e fundit njëherë”,-tha Balla./Opinion.al

Pas