Aktualitet

Arrin në 24 numri i objekteve të shembura nga IKMT në zonën e Astirit


               Publikuar në : 15:33 - 12/11/19 |
xhu lia

Ditën e sotme ka nisur prishja e objekteve në zonën e Astirit, ku do të zbatohet plani për Unazën e Re dhe ku banorët kanë protestuar për më shumë se 1 vit çdo ditë që të mos shembeshin banesat  dhe bizneset e tyre në atë zonë.

Gjatë ditës ka patur përplasje mes policisë dhe banorëve si dhe hedhje gazi lotsjellës dhe bomba molotov.

Disa prej banorëve janë shoqëruar në polici, ndërkohë që prej disa orësh IKMT ka nisur prishjen e objekteve.

Në njoftimin e fundit të publikuar në faqen e tyre në Facebook kanë bërë më dije se deri më tani janë prishur 24 objekte, nga 33 që janë planifikuar për t’u shembur sot.

“Prej mëngjesit te sotëm IKMT ka nisur prishjen e 33 objekteve ne zonën e “Astir”. Deri në këto momente janë prishur 24 objekte, prej të cilave 8 objekte 2 katëshe, 4 tre katëshe dhe 12 nje katëshe. Objektet e tjera janë ne proces dhe do te prishen të gjitha brënda ditës së sotme,”-shkruhet në njoftimin e publikuar nga IKMT./Opinion.al/

Pas