Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrihet ujdia në BE për azilkërkuesit

2023/06/09 at 9:27 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrihet ujdia në BE për azilkërkuesit

Azilkërkuesit që nuk kanë shanse për t’u pranuar këtej e tutje do të verifikohen e do të kthehen që në kufi. Rregullat e BE-së për azilin do të vlejnë vetëm për një numër të vogël azikërkuesish.


Gjatë gjithë ditës të enjten (07.06.2023) 27 ministrat e brendshëm të vendeve të BE-së diskutuan në Luksemburg për të arritur miratimin e reformës së zgjeruar të procedurës së azilit që është përgatitur prej vitesh si dhe për migracionin e kontrolluar. “Ka dritë në fund të tunelit”, tha një i deleguar gjatë bisedimeve që zgjatën rreth 12 orë. Presidentja suedeze e Këshillit Maria Malmer Stenergard e ndërpreu tri herë mbledhjen dhe pas qendrimeve refuzuese të delegacioneve teksti i marrëveshjes u ndryshua disa herë.

Më në fund shtetet më të mëdha të BE-së si Gjermania dhe Italia ranë dakord, por jo vendet më të vogla. Vendimi në fund u mor me shumicë të kualifikuar nga vendet që përfaqësojnë 65 përqind të popullsisë së BE-së dhe jo njëzëri. Kundër votuan Polonia dhe Hungaria, që vazhdojnë të refuzojnë rregullat e një politike të përbashkët migracioni në BE.

Të pranosh azilkërkues ose të paguash

Ministrja e Brendshme nacionalkonservatore e Polonisë, Mariusz Kaminski p.sh. deklaroi, se Polonia nuk do të paguajë zhdëmtim në një fond të BE-së për azilkëkruesit e refuzuar. Ky zhdëmtim, 20.000 euro për azilkërkues, është i nevojshëm sipas rregullave të reja të solidaritetit, në rast se një vend nuk pranon aq azilkërkues, sa do të duhej të ishte e përballueshme nisur nga numri i popullsisë që ka.

Ekspertja e migracionit Helena Hahn nga Think Tank “European Policy Centre” shpreh dyshim, nëse ky sistem i ri do të ketë sukses: “Ne e pamë në fund, se marrëveshja has në rezistencën e disa vendeve anëtare si Polonia. Këto vende thonë, se kostot janë shumë të larta. Ndaj pritet që të ketë më shumë opozitë ndaj marrëveshjes.”

Më pak shanse për kuotat e pranimit nën 20 përqind

Pavarësisht opozitës masive ndaj “solidaritetit të detyrueshëm” me vendet e mbingarkuara si Greqia, Italia, Qiproja dhe Malta, ministrja e Jashtme e Gjermanisë ,Nancy Faeser e konsideron vendimin në Luksemburg si vendim “historik”, i cili nuk qe i lehtë për askënd. Ministrja pranoi, se në radhët e koalicionit qeverisës në Gjermani të përbërë nga socialdemokratët, ekologjistët dhe liberal-demokratët janë të diskutueshme procedurat e përshpejtuara të azilit në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Me këtë procedurë të përshpejtuar maksimumi brenda 12 javësh ata që kërkojnë azil duhet të verifikohen dhe nëse nuk kanë argumenta bindëse për aplikimin e tyre, sepse vijnë nga një vend i sigurt do të kthehen menjëherë. Kjo prek ata që vijnë nga vende, ndaj të cilave kuota e pranimit në nivel të BE-së është nën 12 përqind, konkretisht kjo ka të bëjë me azilkëkrues që vijnë nga Pakistani, Shqipëria dhe nga disa vende të tjera afrikane.

Rregullat e miratuara tani nga këshilli I ministrave do të miratohen me Parlamentin e BE-së deri në fund të këtij viti. Nëse procedura e mëtëjshme ligjore do të kalojë pa pengesa duke u miratuar nga parlamentarët përpara pranverës së zgjedhjeve të BE-së në qershor, atëherë rregullat hyjnë në fuqi qysh vitin e ardhshëm./DW

 



Ju sugjerojmë

Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë-Krujë
Kronikë

Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë-Krujë

14 Nëntor, 2025 9:39 am
Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar
Aktualitet

Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

14 Nëntor, 2025 9:02 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

14 Nëntor, 2025 9:00 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 14 nëntor 2025

14 Nëntor, 2025 8:01 am
Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
Sport

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

13 Nëntor, 2025 11:44 pm
Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit
Kryesore

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit

13 Nëntor, 2025 10:36 pm
Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
Kryesore

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

13 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola
Kryesore

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola

13 Nëntor, 2025 9:35 pm
Elbasan/ Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia ndërhynë për nxjerrjen e trupit
Kronikë

Elbasan/ Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia ndërhynë për nxjerrjen e trupit

13 Nëntor, 2025 9:15 pm
Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës
Kryesore

Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës

13 Nëntor, 2025 7:41 pm
Para
Vrau Elton Çiçon në 2016, Apeli i GJKKO konfiskon pasuritë e Jani Aliajt

Vrau Elton Çiçon në 2016, Apeli i GJKKO konfiskon pasuritë e Jani Aliajt

Rrumbullaku mirëpret Komisionerin spanjoll: Synojmë forcimin e bashkëpunimit dypalësh

Rrumbullaku mirëpret Komisionerin spanjoll: Synojmë forcimin e bashkëpunimit dypalësh

Grabitet banesa e gjyqtares: Më kanë marrë 2 mijë Euro dhe bizhuteri

Grabitet banesa e gjyqtares: Më kanë marrë 2 mijë Euro dhe bizhuteri
















TE FUNDIT

Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë-Krujë

Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë-Krujë
14 Nëntor, 2025

Në vijim të hetimeve dhe kontrolleve për ngjarjen e rëndë pranë Rinasit, policia ka zbuluar një arsenal armësh në një...

Lexo më shumë

Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar
14 Nëntor, 2025

Eksplorimi i botës shpesh na çon në destinacione të njohura, por ekziston një univers i tërë vendesh sekrete që presin...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
14 Nëntor, 2025

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe...

Lexo më shumë

Horoskopi, 14 nëntor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
14 Nëntor, 2025

Dashi Çështjet e vështira do t’ju godasin rëndë në një nivel personal. Mund të përpiqeni ta bindni veten të mos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com