Aktualitet

Arrihet marrëveshja, Shqipëria siguron 50,000 doza të vaksinës ruse


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:36 - 14/04/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se Shqipëria ka siguruar marrëveshjen për të marrë 50.000 vaksina Sputnik V .

“Shqipëria siguron marrëveshjen për 50,000 vaksina Sputnik”, thotë Manastirliu.

Në një intervistë për “Tv Klan”, ministrja thotë se sasia e parë e kësaj vaksine do të mbërrijë në vendin tonë brenda muajit prill.

Më herët ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije se ditën e sotme janë kryer 12.944 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa që prej fillimit te fushatës janë kryer gjithsej 294.160 vaksinime në vendin tonë.

Në vendin tonë aktualisht janë duke u përdorur vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Pas