Aktualitet

Arrihet marrëveshja PD-PR, Mediu: I shërben fitores


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:28 - 24/02/21 |
Doriana Çepunaj

Partia Republikane ka nënshkruar sot marrëveshje me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit. Në një dalje për mediat pas takimit kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se bëhet fjalë për një marrëveshje që përcakton edhe raportin e partive politike. Sipas Mediut, marrëveshja e nënshkruar i jep PD autoritetin ligjor që të përcjellë në KQZ edhe raportet politike të çdo partie.

“Është konsideruar çdo që gjë është e vlefshme për ta bërë sa më aktive çdo parti politike që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ju do ta shikoni marrëveshjen dhe marrëveshja përcakton edhe raportin e partive politike si do të jenë. Kjo është një marrëveshje që ka përmbledhur qëndrimet që i shërbejnë fitores. Marrëveshja i jep edhe autoritetin ligjor PD që të përcjellë në KQZ edhe raportet politike të çdo partie, tha Mediu./Opinion.al

Pas