Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrihet marrëveshja mes liderëve të BE

2019/07/03 at 8:30 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrihet marrëveshja mes liderëve të BE

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian arritën të dalin me një marrëveshje pas samitit për zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve kryesore evropiane.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, do të jetë presidente e Komisionit Evropian, kryeministri i Belgjikës, Charles Michel është presidenti i ri i Këshillit Evropian, politikën e Jashtme të BE-së, do ta udhëheq ministri i Jashtëm spanjoll, Joseph Borell dhe Christine Lagarde, drejtoreshë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të bëhet udhëheqë Bankën Qendrore Europiane.

Ursula von der Leyen do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë institucionin kryesor evropian.

​Ajo mban postin e ministres së mbrojtjes në Gjermani që nga viti 2013, dhe konsiderohet si një  nga bashkëpunëtoret më të ngushta të kancelares, Angela Merkel.

Propozimi për të ka pasur mbështetjen e Francës, Spanjës dhe katër vendeve të Europës Lindore, Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia.

Charles Michel, do të zëvendësojë Donald Tusk dhe do jetë kështu belgu i dytë në krye të Këshillit Evropian. Nga viti 2014 ai drejton qeverinë belge. Ai do të përfaqësojë liberalët në institucionet evropiane.

Joseph Borell është aktiv në politikën spanjolle që nga fundi i viteve 1970, kur ka mbajtur poste në ministri të ndryshme. Nga 2004 deri më 2007 ai ka qenë President i Parlamentit Europian. Ai është një përfaqësues socialist, i cili ka udhëhequr diplomacinë spanjolle që nga viti 2018. Tashmë ai do të jetë Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri duke zëvendësuar Federica Mogherinin. Kjo e fundit është marrë drejtpërdrejt me dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo do të jetë dhe hera e parë që ky funksion, ka një përfaqësues të një shteti, që i përket një grupi të vendeve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Christine Lagarde drejton Fondin Monetar Ndërkombëtar që prej 2011. Kryeministri holandez Mark Rutte tha për të “Unë e njoh si Christine Lagarde si shef i FMN-së, e njoh si një grua të hekurt, si dikush që e di se çfarë dëshiron, e cila është shumë e qartë në dhënien e udhëzimeve dhe shkoni tek ajo për të marrë një hua, është shumë e vështirë tek kushtet, kështu që nuk do të doja të isha vendi evropian i cili duhet të shkojë në Bankën Qendrore Europiane për t’i kërkuar favore “.

Presidenti i Komisionit Evropian, si dhe të gjithë komisionerët, duhet të konfirmohen me votë nga Parlamenti Evropian. Përveç presidentit të Parlamentit, i cili do të marrë detyrën menjëherë pas votimit, udhëheqësit e tjerë do të vendosen në zyra në nëntor të këtij viti. /Opinion.al

Etiketa: bemarreveshjeUrsula von der Leyen

Ju sugjerojmë

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura rreth miliona dokumente
Bota

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura rreth miliona dokumente

31 Janar, 2026 4:18 pm
OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
Bota

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

31 Janar, 2026 3:02 pm
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

31 Janar, 2026 2:48 pm
Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet
Bota

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

31 Janar, 2026 2:26 pm
Ndërron jetë Catherine O’Hara, “mamaja” e Kevinit
InstaBIZ

Ndërron jetë Catherine O’Hara, “mamaja” e Kevinit

31 Janar, 2026 2:24 pm
Rey Manaj i jep fund aventurës në Emiratet e Bashkuara Arabe,largohet nga Al Sharjah
Sport

Rey Manaj i jep fund aventurës në Emiratet e Bashkuara Arabe,largohet nga Al Sharjah

31 Janar, 2026 2:21 pm
Endri Shabani dërgon vëzhgues në protestën e Adriatik Lapajt
Aktualitet

Endri Shabani dërgon vëzhgues në protestën e Adriatik Lapajt

31 Janar, 2026 2:13 pm
Integrimi, Spiropali: Viti 2026 vendimtar, avancojmë për mbylljen e negociatave
Politikë

Integrimi, Spiropali: Viti 2026 vendimtar, avancojmë për mbylljen e negociatave

31 Janar, 2026 2:12 pm
Pazaret e  Epstein/ E reja nga Tirana kërkoi punë, “ndërmjetësi” i kërkon video
Aktualitet

Pazaret e Epstein/ E reja nga Tirana kërkoi punë, “ndërmjetësi” i kërkon video

31 Janar, 2026 12:55 pm
Protesta, Berisha: Qëndrimi në shesh derisa të largohet Rama, rruga e vetme
Kryesore

Protesta, Berisha: Qëndrimi në shesh derisa të largohet Rama, rruga e vetme

31 Janar, 2026 12:48 pm
Para
“Mandatet”, Meta: Shpirti im e di… Amerikanëve iu kam thënë

Meta: Ju tregoj çfarë është "Ramaforma"

Policia arreston një të shumëkërkuar për vrasje në Elbasan

Policia arreston një të shumëkërkuar për vrasje në Elbasan

Dosja “Tahiri” shkon për gjykim: I ka kaluar kufijtë e një maskarade

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Saimir Tahirin

TE FUNDIT

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura rreth miliona dokumente

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura rreth miliona dokumente
31 Janar, 2026

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, deklaroi se publikimi i dokumenteve nga dosja Epstein, “shënon fundin e një...

Lexo më shumë

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
31 Janar, 2026

Organizata e Kombeve të Bashkuara po përballet me një krizë financiare alarmante, që sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, mund...

Lexo më shumë

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
31 Janar, 2026

Në publik bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe zgjidhje diplomatike, por pas kuintave. Arabia Saudite duket se nuk i kundërvihet një...

Lexo më shumë

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet
31 Janar, 2026

Partitë në pushtet në Gjermani, CDU/CSU dhe SPD, kanë arritur një kompromis për zbatimin e Sistemit të Përbashkët Evropian të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com