Sport

Arrihet marrëveshja, ja emri i ri i Arenës Kombëtare


               Publikuar në : 12:58 - 09/11/19 |
geliano fataj

“Arena Kombëtare”, duket se do të ketë një tjetër emër: “Air Albania Arena”. Kompania ajrore ka bërë ofertën më të mirë dhe ka fituar të drejtën për t’i vënë emrin e ri stadiumit kombëtar në kryeqytet.

Pritet që FSHF të dalë me një njoftim në lidhje me këtë.

Për stadiumin e ri, që pritet të hapë portat më 17 nëntor në ndeshjen me Francën, FSHF ka zyrtarizuar ofertën fituese për t’i vënë emrin stadiumit.
650 mijë euro në vit për 5 vite do të jetë përfitimi që do të marrë federata.

Kontrata do të nënshkruhet ditën e hënë me përfaqësuesit e kompanisë ajrore./ Opinion.al

Pas