Te Fundit

Arrestojnë burrin, prokuroria mban paratë dhe celularët: Humbën në gjykatë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:17 - 28/10/22 |
Opi Nion

Emisioni “Stop” ishte këtë të premte në Tiranë, ku një zonjë tregoi se bashkëshorti i saj në momentin që është arrestuar i janë sekuestruar makina, 2 celularë dhe 1810 euro.

Urdhri për kthimin e sendeve të tij ka dalë që në Maj 2021, por ka marrë vetëm makinën dhe i kanë ngelur celularët dhe shuma e Eurove.

“Ndodhi një aksident, burri është dënuar dhe po vuan dënimin e tij. Sendet kanë më shumë se një vit që janë sekuestruar. Është dhënë vendimi për t’u rimarrë. Makinën e mora ndërsa paratë dhe dy telefonat nuk m’i kanë dhënë akoma. Kam shkuar unë, avokati im dhe nuk i kthejnë asnjë lloj përgjigje. Nuk e kuptoj arsyen se pse duhet t’i mbajnë akoma duke e ditur se gjykata ka dhënë vendimin e prerë për t’i marrë”, u shpreh denoncuesja.

Zonja iu drejtua Prokurorisë së Elbasanit, ku nisën procedurat për kthimin e sendeve të bashkëshortit të saj.

Denoncuesja: Mirë! Për të marrë numrin e llogarisë së bankës doja unë, pasi makinën e kam marrë dhe kam dhe dy telefonat dhe shumën e parave, e kam vendimin këtu me vete.

Prokurori Mustafa Turku: Lekët i ke te Prokuroria e Përgjithshme. Do kalosh te financa sipër! O Titi! (opgj) T’ia jap unë këtë, që më dhe ti?

OPGJ Petrit Caku: E gjeta te dosja e Gjykatës, ia kam çuar me foto Linditës. Do hipësh te kati i katërt te Zyra e Financës. Lindita është një grua, te dera e parë dhe thuaj për ato lekët, që janë te Intesa San Paolo!

Financa: Janë depozituar në një llogari të veçantë, që ka hapur Prokuroria e Përgjithshme. Do ju bëj një shkresë, do i vë kartën tënde të identitetit. Prokuroria e Përgjithshme do të japë një çek dhe ta tërheqësh! Do të vë numrin e telefonit tënd, që të marrin në telefon! Eurot i arkëton Prokuroria e Përgjithshme, do të thërrasin ata, nuk e di si do veprojnë, por mori rrugë, por për sa kohë nuk të them dot, nuk besoj se vonohen, s’para vonohen.

Pasi merr paratë dhe kërkon edhe dy celularët, zonjën e përcjellin duke i thënë, se ka mbaruar punë e të mos i shqetësojë më.

OPGJ Petrit Caku: Kurse ato dy telefonat janë te dosja e Gjykatës dhe duhet të tërhiqen në Gjykatë!

Denoncuesja: Domethënë të shkoj atje dhe m’i japin ata?

OPGJ Petrit Caku: Do të njoftohesh!

Prokurori: Janë te dosja e Gjykatës ato?

OPGJ Petrit Caku: Po pra, se i kërkuam këtu te Ana, nuk ishin. Ngaqë kanë qenë celularë të vegjël, kanë ngelur në zarf bashkë me aktin e ekspertimit.

Prokurori: Telefonat do kërkohen, se do të jenë të Gjykata, do të njoftoj unë.

Denoncuesja: Po! Në rregull!

Prokurori: Dakord! Mos m’i bie më telefonit, se mbarove punë! Hajt mirupafshim!

Mesa duket telefonat kanë humbur në gjykatë.

“Jam shumë e lumtur që mora lekët e mia. Telefonat tha kur t’i gjejmë në gjykatë, diçka e tillë, do ju telefonojmë. Se kur do telefonojnë nuk e di”, u shpreh denoncuesja./Tv Klan

Pas