Kronikë

Arrestohet zjarrvënësi “ekspert”


               Publikuar në : 12:15 - 16/04/19 |
geliano fataj

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit. Ai akuzohet për disa zjarrvënie të qëllimshme në qytetin e Elbasanit. Ai ka qenë nën hetim prej kohësh, ndërsa gjatë natës në lagjen ” 5 Maji”, dyshohet se i ka vënë zjarrin dy automjeteve.

Nga veprimet hetimore, thotë policia, të kryera prej disa muajsh në lidhje me zbardhjen e djegies së disa automjeteve të tjera në vende të ndryshme të qytetit të Elbasanit, rezultoi 38-vjeçari M.T është autori i të paktën 6 rasteve:

• Më datë 12.02.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

• Më datë 14.02.2019, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

• Më datë 09.04.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ky shtetas ka tentuar të djeg një mjet .

• Më datë 10.08.2018, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.

• Më datë 21.11.2018, në lagjen “Partizani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur pjesërisht mjeti i cili ishte i parkuar në rrugë.

• Më datë 19.12.2018, në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës./Opinion.al

Pas