Është kapur një sasi e konsiderueshme cigaresh kontrabandë në Doganën e Kakavisë.
Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Stavri Topi.
Ndalimi i tij u bë në degën e doganës Kakavi nga drejtoria e Antikontrabandës.
Topi u kap me një sasi 7600 fije cigare të llojit Marlboro.
Sipas policisë, malli kontrabandë ishte fshehur në pjesë të ndryshme të mjetit tip benz me targë AA 770LS.
Mësohet se materialet i kanë kaluar Prokurorisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme hetimore.