Policia e Athinës ka arrestuar një shqiptar të dyshuar për vrasjen e një shtetasi afgan. Ngjarja ka ndodhur në qendër të kryeqytetit grek mbrëmjen e 22 Dhjetorit.
Sipas mediave greke, shqiptari qëlloi 3 herë me thikë shtetasin afgan në mes të rrugës në lagjen “Omonia”. Identiteti i tij nuk është bërë me dije.
Raportohet gjithashtu se në momentin e krimit bashkë me të ka qenë edhe një person i dytë, po ashtu shqiptar. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, ndërkohë policia e Athinës është duke vazhduar hetimet.