Autoritetet kanë arrestuar Sekretarin e Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me drejtorin për burimet njerëzore Fatmir Hoxhaj dhe përmbaruesin Alban Ruli.
Arrestimet vijnë pas hetimeve mbi të pandehurin Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim dhe kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.