Rajoni

Arrestohet reperi Fero, zbulohet arsyeja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:02 - 17/01/23 |
Opi Nion

Ditën e djeshme është arrestuar reperi kosovar Fero. Feronit Shabani i njohur me nofkën Fero, është vënë në pranga nga policia e Kosovës në një pikë kufitare. Mësohet se mbi të rëndon akuza “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.”

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar lajmin.

“Më 16.01.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve intensive hetimore është arritur që të arrestohet në pikë kufitare personi i cili ishte në kërkim policor F.Sh. (1994) shtetas kosovar për shkak të veprës penale ,”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 28.12.2022. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në Stacionin Policor Gjilan. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale,” Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ,”Përdorim i armës”. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore”, ka thënë Hashani.

Bëhet më dije se Fero është arrestuar dhe herë të tjera duke përfshirë grushtin e vitit të kaluar në të cilin reperi u filmua duke sulmuar një person në makinën e tij.

Pas