Arrestohen babë e bir pasi në makinën me të cilën udhëtonin transportonin 40 bimë të kultivuara në kubik të dyshuara narkotike.
Automjeti i tyre tip “Benz”, me targa AA 724 KM drejtohej nga shtetasi Gjolek Harizi, 44 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj (Punonjës i IEVP Tepelenë). Sëbashku me të udhëtonte edhe djali i tij Irdi Harizi, 22 vjeç. Autorët janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, Memaliaj. Burime të policisë bëjnë me dije se Gjolek Harizi punon si polic në burgun e Bënçes, Tepelenë./tvklan.al